Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet  edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të  vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë,  dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e Maqedonisë". Ideja është  që në këtë ditë të nderohen të gjithë ata që humbën jetën në luftën për çlirim,  shpjegoi për Radio Bullgarinë Doc. Dr Spas Tashev nga Akademia Bullgare e shkencave,  studiues i Ballkanit dhe autor i studimit "Luftërat e bullgarëve maqedonas  për të drejta dhe pavarësi - 68 raste nga periudha 1944-1994". Kremtimi është gjithmonë  në një datë të lëvizshme dhe bie ditën e 51-të pas Ringjalljes së Krishtit.
Historia
Në periudhën e viteve 1912-1918, Bullgaria mori pjesë në tre luftëra që synonin bashkimin e vendit. Dy prej tyre, Lufta e Dytë Ballkanike (1913) dhe Lufta e Parë Botërore (1914-1918) përfunduan me katastrofa kombëtare. Ideali i bashkimit u zhduk. Pjesa më e madhe e zonës gjeografike të Maqedonisë, pjesët e saj të Vardarit dhe Egjeut, e banuar nga një popullsi kompakte bullgare, bien nën sundimin serb dhe grek. Shkollat dhe kishat bullgare u mbyllën. Qindra mijëra bullgarë u dëbuan dhe u bënë refugjatë në kufijtë e vjetër të Bullgarisë. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, VMRO-ja nisi një luftë të armatosur me pushtuesit. Në këtë situatë të tensionuar, bullgarët filluan të festojnë Frymën e Shenjtë si Ditën e Maqedonisë dhe Heronjve të Rënë Bullgarë. Ndërmjet dy luftërave botërore, Fryma e Shenjtë u kremtua me mijëra kortezhe, në të cilat morën pjesë si elita e bullgarëve maqedonas, ashtu edhe refugjatët e dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Si realiteti i ri politik në Maqedoninë e Veriut do të ndikojë mbi bullgarët atje, pasi vendi ka një president dhe kryeministër të ri ?
Kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski bëri betimin dhe në fjalimin e tij nuk mungoi të përmend pengesën në marrëdhëniet dypalëshe të deritanishme, përkatësisht qëndrimin kategorik bullgar se për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë në Kushtetutë edhe bullgarët si një komb ndërtues. Fjalët e tij ishin të qarta: “Diktati bullgar nuk do të kalojë sa të jem kryeministër”. Kjo, në fakt, i vendos në plan dytësor ambiciet integruese evropiane të fqinjit tonë jugperëndimor.

“Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë deklaroi se ka disa shtylla të politikave mbi të cilat do të punojë, e para është lufta kundër korrupsionit, e dyta - ngritja e standardit të jetesës dhe e treta - përshpejtimi i integrimeve evropiane”, thekson Doc. Dr. Spas Tashev dhe shton:
"Mickovski deklaroi se  shtylla kryesore do të jetë e para që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit.  Kjo, në gjuhën diplomatike, do të thotë se ai vetë e pranon, se nuk do të ketë  ndonjë përparim të rëndësishëm në integrimin evropian, pasi ai nuk shfaqet si  një politikë udhëheqëse.E mira është që  Shkupi e zbuti tonin.”
Tashev tërhoqi vëmendjen për shfaqjen e një ministrie të re:
“U krijua edhe një Ministri për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive Etnike dhe u emërua një serb etnik për ministër, pra politikën ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do ta përcaktojnë serbët, gjë që nuk është një mesazh i mirë. Shkupi u përpoq të fliste për një lloj reciprociteti në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase dhe Serbia ka një vit që mbron të njëjtin parim. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë tha vitin e kaluar se meqenëse nuk ka serb në Bullgari, nuk mund të ketë bullgarë në Serbi. Nuk mund të ketë një ekuilibër të tillë, sepse është çështje realitetesh historike, jo dëshirash. Në vitin 1946, në Krahinat Perëndimore kishte 60 000 bullgarë. Kjo nuk do të thotë se ky dallim u shkri. Vetëm se këta janë persona të asimiluar, të cilët ende e përdorin gjuhën bullgare në nivel të përditshëm, por nuk guxojnë të deklarohen si të tillë, për shkak të kësaj gjuhe të urrejtjes, e cila është e përbashkët për të gjithë hapësirën post-jugosllave.”

Historiani komentoi gjithashtu se cila do të jetë e ardhmja e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore, puna e të cilit është në amulli:
“Një amulli e tillë u vu re edhe kur në Maqedoninë e Veriut qeveria e Zoran  Zaevit u zëvendësua me atë të Dimitër Kovaçevskit. Derisa ai mori detyrën,  përfaqësuesit maqedonas në komision thoshin se do të presin se çfarë politike  do të zbatohet. D.m.th. ata presin që të vendoset kursi nga politikanët dhe ta  veshin me ndonjë përmbajtje, por një qasje e tillë nuk është shkencore. Kemi  fakte objektive që nuk i nënshtrohen asnjë interpretimi konjuktural, e aq më  pak politik, dhe kjo praktikë me shumë mundësi do të vazhdojë. Madje, një pjesë  e anëtarëve të komisionit në Shkup i dinë shumë mirë faktet historike. Një  person i tillë është Dragi Georgiev, i cili ka botuar me dhjetëra libra me  dokumente osmano-turke, në të cilat objektivisht është zbuluar e vërteta për  përkatësinë bullgare të kësaj popullate. Edhe pse e di këtë të vërtetë, siç e  shohim, ai tregon njëfarë rezistence ndaj arritjes së mirëkuptimit dhe  marrëveshjes.”
Doc. Spas Tashev gjithsesi është optimist se kursi që mori vendi ynë mbi temën e historisë është i saktë dhe do ta kemi të vështirë të devijojmë prej tij.

Për të plotësuar boshllëqet në njohuritë historike, një vit më parë Docent  Tashev botoi studimin e tij "Lufta e bullgarëve të Maqedonisë për të  drejta dhe pavarësi - 68 raste nga periudha 1944-1994". Tani përkthimi i  tij në anglisht është gati dhe botimi do të bëhet fakt deri në fund të vitit.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reFederata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së..
