Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u bë e qartë pas konsultimeve me forcat politike tek presidenti Rumen Radev.
“Për momentin është në proces fillimi i procedurës për formimin e qeverisë, mandatari është GERB dhe në të njëjtën kohë në hapësirën publike po shfaqen foto të snajperëve që kanë zbritur në gardhin e zotit Borisov në Bankja. Këtë ua tha gazetarëve bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" dhe ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Atanas Atanasov. Ai pyeti nëse dikush dëshiron të ndërhyjë në këtë proces, duke cenuar sigurinë e kryetarit të partisë mandatare.
Atanas Atanasov gjithashtu tha se fotografitë janë autentike dhe janë bërë javën e kaluar. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka deklaruar se për këtë temë do të diskutojë me shërbimet e sigurisë.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..