Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u bë e qartë pas konsultimeve me forcat politike tek presidenti Rumen Radev.
“Për momentin është në proces fillimi i procedurës për formimin e qeverisë, mandatari është GERB dhe në të njëjtën kohë në hapësirën publike po shfaqen foto të snajperëve që kanë zbritur në gardhin e zotit Borisov në Bankja. Këtë ua tha gazetarëve bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" dhe ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Atanas Atanasov. Ai pyeti nëse dikush dëshiron të ndërhyjë në këtë proces, duke cenuar sigurinë e kryetarit të partisë mandatare.
Atanas Atanasov gjithashtu tha se fotografitë janë autentike dhe janë bërë javën e kaluar. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka deklaruar se për këtë temë do të diskutojë me shërbimet e sigurisë.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..