Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e dytë e konsultimeve me presidentin për formimin e qeverisë së re

| rinovuar më 24-06-25 12.19.MD
Foto: BGNES

Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se është e mundur të ketë një kabinet në kuadër të Kuvendit të ri Popullor. Ai e arsyetoi supozimin e tij me faktin se forcat politike jashtë të parës dhe të dytës (GERB-SDS dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri - DPS) kanë 125 mandate kundrejt 121 të kërkuarve.

“Formulën për daljen nga situata politike e ka vendosur votuesi bullgar duke vendosur që në parlament të ketë më shumë parti që deklarojnë se nuk do të qeverisin me GERB dhe DPS”, tha Kostadin Kostadinov. Kreu i “Vëzrazhdane” deklaroi se nëse forcat e para dhe të dyta politike nuk arrijnë të formojnë një kabinet, formacioni i tij është gati të marrë mandatin e tretë dhe të bisedojë me të gjithë pa GERB dhe DPS për të formuar një qeveri të gjerë me një figurë konsensusi për kryeministër.

Kryetari i partisë ka komentuar edhe pjesëmarrjen jashtëzakonisht të ulët të votuesve: “Një arsye për apatinë e votuesve është se janë dy parti që janë problem serioz për funksionimin e sistemit politik, dhe këto janë GERB dhe DPS. Në këto zgjedhje ka një tërheqje të mbi 500 mijë votuesve.”

Para presidentit Rumen Radev, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ngriti çështjen për thirrjen e mundshme të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare me rastin e zgjedhjes së ardhshme të patriarkut bullgar. Sipas tij, kisha jonë mund të bëhet "një lidhje në planin për zbatimin e një ukrainizimi zvarritës në Bullgari". “Kam bërë një hetim ku duhet dhe kam marrë përgjigje se nuk ka një kërcënim të tillë apo kërcënim të përmasave të tilla për të cilat ju po flisni”, u përgjigj Rumen Radev.

Në takimin me përfaqësuesit e partisë së pestë më të fortë parlamentare, Partia Socialiste Bullgare (BSP), deputeti Borisllav Gucanov deklaroi se çështja e mandatit të parë dhe të dytë është shteruar, por ekziston mundësia që të bëhet një provë me mandatin e tretë për formimin e një kabineti prej ekspertësh. Ai shtoi se zgjedhja se kujt t'ia dorëzojë mandatin i takon presidentit dhe nëse është BSP, partia është e gatshme të marrë përgjegjësinë.


"Ka dy rrugë përpara BSP-së - njëra është të jemi thjeshtë vëzhgues, dhe tjetra është të përpiqemi të marrim pjesë në këto procese," komentoi Atanas Zafirov, kryetar i përkohshëm i partisë. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve e bën të pakuptimtë bisedën për qeveri minoritare, të propozuar dje nga GERB-BSP.

Atanas Zafirov theksoi se BSP nuk do të marrë pjesë në asnjë mënyrë në qeverisjen me GERB-in.

Lexoni më shumë:

Foto: BGNES, BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të reja lokale, por situata po kthehet gradualisht në normalitet

Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..

botuar më 25-10-08 9.42.PD