Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Harman Kaja
Foto: Stanisllava Georgieva

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të ashtuquajturat lidar. Teknologjia përdor rreze lazer për të skanuar terrenin, duke e "pastruar" atë në mënyrë virtuale nga bimësia për të identifikuar strukturat dhe ndërtesat e krijuara nga dora e njeriut.

Sondazhet ajrore dixhitale hedhin dritë të re mbi historinë mijëvjeçare të Harman Kaja - një nga komplekset më të mëdha të kultit prehistorik të gdhendur në shkëmb në Rodopet Lindore. Ende dihet shumë pak për këtë objekt. Ai përfshin shpella të tipit mitra, pishina drejtkëndëshe dhe rrethore, kamare trapezoidale, sheshe vëzhgimi dhe krijime të tjera të bëra nga njeriu. Pas përpunimit të parë të fotografive ajrore, janë zbuluar disa objekte të reja, mësojmë nga kreu i sondazhit Prof. Georgi Nehrizov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë. 
Doc. Georgi Nehriyov dhe Todor Bojaxhiev
“Në një periudhë të funksionimit të këtij vendi, njerëzit filluan të formojnë struktura të ndryshme - të ashtuquajturat gropa në shkëmb dhe të ashtuquajturat varre, si dhe platforma me të ashtuquajturat ylberë etj. Në grupin shkëmbor qendror shohim struktura, shumë të ngjashme me ato që njohim nga Perperikon. Kemi themelet e një ndërtese, mund të shihet edhe pragu nga hyhej në dhomë, kemi shkallë të formësuara etj. Por qëllimi ynë është të vendosim kufirin e kompleksit, nuk është vetëm ajo që ne shohim” – thotë profesori i asociuar Georgi Nehrizov në një intervistë me Stanislava Georgieva nga Radio Kombëtare Bullgare – Kërxhali.

Sipas shkencëtarëve, Harman kaja është e krahasueshme me Perperikon dhe madje mund të zërë një zonë më të madhe. Gjatë një prej hetimeve të pakta të vendit në dekadën e parë të shekullit të 21-të, u zbuluan gjurmë të jetës parahistorike në zonë.

"Qeramikat që gjejmë në terren tregojnë një funksionim shumë më të gjatë. Më masiv është materiali i periudhës së hershme bizantine dhe antikitetit të vonë - nga kjo epokë gjejmë qeramikë ndërtimi dhe shtëpiake. Por kemi arritur të gjejmë edhe një datim më të hershëm - enë kryesisht parahistorike, gjë që konfirmon mendimin se vendi funksiononte tashmë që në fund të kalkolitit. Por prerjet në shkëmb vazhduan edhe më vonë”, thotë Prof. Nehrizov.

Versioni më i zakonshëm për Harman Kaja është se ai u ka shërbyer njerëzve në lashtësi si bazë astronomike ose observator, na kujton arkeologu Milen Kamarev nga Muzeu Historik Rajonal në Karxhali, i cili është pjesë e "ekspeditës ajrore" me lidar. Dhe më shumë:

"Në fillimet e kurorës shkëmbore të Harman Kaja kemi edhe dhoma të gdhendura në shkëmb. Për momentin nuk e dimë se çfarë funksioni kanë pasur prerjet. Vendi ka perspektiva shumë të mëdha për turizmin dhe shkencën dhe komunën e Momçilgradit veproi me mençuri duke investuar në këtë projekt kërkimor."

Shumë mbresëlënëse janë dhe rezultatet fillestare të filmimeve të zonës tjetër arkeologjike në zonë - kalasë së Asara pranë fshatit Tatul. Ai ka një lidhje vizuale me Harman Kaja. Në Asara, lidari zbuloi një mur fortese të ndërtuar në pjesën perëndimore dhe veriore të pllajës.

"Fatkeqësisht, nuk dihet shumë për këtë objekt, sepse nuk janë bërë kërkime arkeologjike. Ajo që gjejmë në sipërfaqe janë fragmente qeramike që ndoshta mund të jenë të periudhave para mesjetare. Në thelb, të gjitha monumentet tona shkëmbore të ngjashme fillojnë të funksionojnë nga kalkoliti i vonë. Dhe unë shpresoj shumë, si prehistorian, që do të hasim në gjetje nga kalkoliti” - tha në përfundim Milen Kamarev.

Përpiloi: Veneta Nikolova /marrë nga material i Stanisllava Georgieva nga BNR- Kërxhali
Foto: Stanisllava Georgieva, Radio Kërxhali
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD