Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Patriku Daniill
Foto: Patrikana Bullgare

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më të lumtur se populli i Perëndisë që takon Atin e tij shpirtëror të lutur nga Zoti, pas ditësh të gjata dhe të vështira sprovash. Menjëherë pas shpalljes së kreut të zgjedhur të Kishës Ortodokse Bullgare, brohoritjet e gëzueshme "I denjë! I denjë! I denjë!" mbushën hapësirën përreth katedrales "Shën Aleksandër Nevski", ku u bë edhe kurorëzimi i patrikut të ri bullgar.

Pranë Pallatit të Sinodit, disa nga priftërinjtë që morën pjesë në zgjedhje e pritën lajmin me një entuziazëm të moderuar. Nuk munguan ata që kritikuan hapur zgjedhjen në media, apo e bënë në heshtje. Në rrjetet sociale, ku të gjithë lirshëm derdhin emocionet e tyre, kishte edhe një grup të pakënaqur, të cilët nuk e fshehën zhgënjimin e tyre, duke krijuar tablo apokaliptike të varësive të kishës dhe ndikimeve gjeopolitike. Por me besimin se punët e Zotit vendosen nga Zoti, të tjerët, si At Georgi Tançevi nga Kresna, shprehën hapur kënaqësinë e tyre: 

At Georgi Tançev

Zgjedhje e denjë, të tre ishin peshkopë të denjë – tha At Georgi për Radio Bullgarinë. - Edhe në raundin e dytë. Përshëndetje për gjyshin Grigorij, por i tillë ishte vullneti i Zotit, që të jetë gjyshi Daniill. Një person i jashtëzakonshëm. Ai e filloi rrugëtimin e tij shpirtëror nga peshkopata jonë, jashtëzakonisht i butë, i përulur, punëtor, një murg i vërtetë. Ne besojmë se posti i lartë nuk do ta ndryshojë në asnjë mënyrë. Një person i jashtëzakonshëm. Jemi shumë të lumtur dhe shumë të kënaqur për të”.

Peshkopi stavrofor Julijan Angellov nga kisha bullgare në Berlin, themelues i bashkësisë kishtare në Hamburg, shtoi fjalët e Atit Georgi: 

At Julijan Angellov

Qoftë i denjë Patriku Bullgar, ai është një mitropolit i denjë, e njoh prej shumë vitesh, është nga vendlindja ime, u shugurua aty më parë. Njeri i denjë! Zoti i dhëntë forcë, shëndet dhe shumë vite për të sunduar.”

Para Pallatit të Sinodit të Shenjtë ishte edhe Julij Jordanov, anëtar i komisionit të kontrollit të Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë, autor i shumë librave me kritikën letrare dhe historinë letrare: 

Julij Jordanov

"Me Patriarkun e ri bullgar krijuam të vetmin konkurs letrar kombëtar në emër të Ekzarkut Antim I - tha me emocion Juliy Jordanov. - Ky është ish-mitropoliti i Vidinit. Falë gjyshit Daniill, arritëm të mbledhim njerëz nga 5 deri në 105 vjeç për të marrë pjesë në këtë konkurs. Falë gjyshit Daniill, ky konkurs po fiton gjithnjë e më shumë miq. Dhe jam i bindur se Shenjtëria e Tij Daniill, Patriarku bullgar, tani do të ketë mundësinë të punojë që besimi të jetë gjithnjë e më i thellë në shpirtrat dhe zemrat e bullgarëve.”

Mitropoliti i Veliko Tërnovos Grigorij theksoi për Radio Bullgarinë se zgjedhja e patriarkut bullgar është "një demonstrim i dashurisë së Zotit dhe vullnetit të Zotit dhe favorit të Zotit ndaj popullit bullgar. Kjo është drejtësia e Zotit!" Kështu ai la të kuptohet fuqia e lutjeve që besimtarët bënë gjatë muajit të kaluar, që Zoti t'i jepte kryqin e patrikanës mitropolitit më të denjë, i cili do ta mbante atë për përfitimin më të madh të kishës sonë dhe për shpëtimin e popullit tonë: 

“Kjo tregon unitetin, fuqinë e Ortodoksisë së Shenjtë, dhe populli bullgar është ortodoks për shumë e shumë shekuj, dhe ajo që është interesante është se 620 vjet pas vdekjes së Shën Eftimij Tërnovski, patriarkut të fundit mesjetar bullgar,  përsëri Gishti i Zotit na tregon diçka, pavarësisht vështirësive, pavarësisht lloj-lloj sprovash - tha Mitropoliti Grigorij. - Unë madje pyes veten nëse disa njerëz, duke parë lipsanet e Shën Eftimij Patrikut Tërnovski këtu, a nuk kanë pendim historik, sepse në atë kohë Bullgaria u shkatërrua me forcë si patrikana. Dhe këtë e them si Mitropoliti i Tërnovës. Bajazidi, i cili e shkatërroi atë me mizori të ndryshme, nuk kaloi shumë kohë dhe në të njëjtin vit 1403 vdiq me shumë dhimbje, siç do ta shihni duke kthyer faqet e historisë. Zoti nuk duhet fyer! Pse po e them këtë? Sepse Bullgaria nuk është perandori gjakderdhjeje, por perandori iluminizmit. Shumë nga kombet lindore u ndriçuan pikërisht për shkak të Bullgarisë.”

Mitropoliti i Veliko Tërnovos Grigorij

Mitropoliti Grigorij kujton gjithashtu të kaluarën e lavdishme të Patrikanës së Tërnovës (kështu quhej Kisha Ortodokse Bullgare në periudhën 1235-1416), kur në vitin 1235, në kohën e Ivan Asen II, Bullgaria ishte në Pentarki, e barabartë me Patrikanën e Jerusalemit - Kishën Nënë, Patrikanën e Antiokisë, Aleksandrisë dhe Nikesë kur Bizanti u pushtua nga kryqtarët.

“Kur shoh politikanët tani, dhe them me vete – a e kuptojnë këta njerëz se për çfarë bëhet fjalë, çfarë trashëgimie të madhe është ky akt? Dhe sa i përket patrikut tonë, patrikut tonë të ri - ai është pikërisht në vendin e tij. Ai është i arsimuar, me anglishten e mrekullueshme, aktiv, punëtor, klerik, teolog dhe shumë e shumë të tjera mund të vazhdoj këtë listë të aftësive të tij. Pyete për pak vite, se çfarë bëri tashmë në Vidin - e ringjalli kjo peshkopatë.

Pak prej nesh e imagjinonin se do të ndodhte kështu, por dihet mbrojtja e Zotit dhe fuqia e Zotit në dobësi. Zoti nuk do të na lërë kurrë, sepse ne nuk e lëmë Atë, edhe pse jemi mëkatarë. Dhe le ta themi gjithmonë këtë lutje: Para teje, o Zot, ne mëkatojmë, por vetëm para teje lutemi. Bullgaria nuk është skizmatike, ata u përpoqën të përçajnë - ne nuk e lejuam këtë. Bullgaria e di se çfarë të bëjë dhe është një faktor serioz, i pashmangshëm në historinë dhe kulturën evropiane. Zoti na ruajte dhe për shumë vjet!”

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Patrikana Bullgare, Darina Grigorova, BGNES, arkivi personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD