Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Foto: Pixabay

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme.

Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga kujdesi mjekësor në Bullgari kundrejt tarifës së përdoruesit (aktualisht 1 lev për pensionistët dhe 2,90 leva për të gjithë qytetarët e tjerë me sigurim shëndetësor)?

• - të huaj me leje qëndrimi afatgjatë (me periudhë fillestare të lejuar 5 vjet dhe mundësi rinovimi) ose qëndrim të përhershëm (me afat të pacaktuar) në Bullgari - sipas kushteve dhe sipas procedurës për shtetasit bullgarë, d.m.th. me pagesë të rregullt të sigurimit shëndetësor.

• - të huaj me statusin e refugjatit, statusin humanitar dhe me të drejtë për azil, të huaj me mbrojtje të përkohshme - sipas kushteve dhe sipas procedurës për shtetasit bullgarë.

Në cilat raste buxheti i shtetit mbulon kontributet e sigurimit shëndetësor të të huajve me mbrojtje të përkohshme?

- për personat me mbrojtje të përkohshme deri në moshën 18 vjeç dhe 63 vjeç e lart për gratë dhe 65 vjeç e lart për burrat, përveç nëse i nënshtrohen sigurimit shëndetësor për një arsye tjetër;

- për personat me mbrojtje të përkohshme të moshës 18 vjeç e lart dhe nën 63 vjeç për gratë dhe nën 65 vjeç për burrat - për një periudhë prej 90 ditore nga data e dhënies së mbrojtjes së përkohshme, përveç nëse i nënshtrohen sigurimit shëndetësor për një arsye tjetër.

Në çfarë kushtesh ofrohet ndihma mjekësore për qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian?

• - Për çdo shtetas të siguruar në një shtet anëtar të BE/ZEE/Zvicër që ka nevojë për ndihmë mjekësore urgjente në Bullgari (d.m.th. çdo ndihmë që mjeku mendon se në varësi të gjendjes shëndetësore dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të qytetarit, nuk mund të shtyhet deri në kthimin e tij të planifikuar në vendin ku jeton), vlejnë kushtet për përdorimin e ndihmës mjekësore si për bullgarët e siguruar. Pacientët duhet të paraqesin një Kartë Evropiane të Sigurimit Shëndetësor dhe një dokument identifikimi si dhe të plotësojnë një deklaratë urgjence pas pranimit në spital.

• - Për të përfituar nga kjo e drejtë, ata duhet të kontaktojnë institucionet mjekësore që kanë lidhur kontratë me Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore.

Cilat janë tarifat për kujdesin mjekësor për të huajt që kanë leje qëndrimi afatgjatë (me një periudhë të lejuar deri në një vit) ose afatshkurtër (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore nga data e hyrjes në vend) në Bullgari apo tranzit nëpër të?

• - Ata paguajnë vlerën e ndihmës mjekësore që u jepet me çmime të përcaktuara nga institucioni specifik mjekësor, përveç nëse për ta është në fuqi një traktat ndërkombëtar, në të cilin Bullgaria është e përfshirë.

A janë të detyruar të huajt që qëndrojnë për një periudhë afatshkurtër ose afatgjatë në vend, apo kalojnë tranzit përmes tij, të kenë sigurim shëndetësor ose sigurim që mbulon shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe qëndrimit në spital gjatë qëndrimit të tyre në vend?

• - Po, nëse nuk është parashikuar ndryshe në një traktat ndërkombëtar ku Bullgaria është palë.

• - Në lidhje me pranimin tonë në Shengen nga 31 Mars 2024, Bullgaria lëshon viza uniforme (Shengen) të vlefshme për të gjithë zonën Shengen. Sigurimi duhet të mbulojë vetëm periudhën aktuale të qëndrimit, jo periudhën e vlefshmërisë së vizës. Shuma minimale e mbulimit të sigurimit është 30 000 euro.

Nëse jeni të interesuar, sa është shuma e sigurimit shëndetësor në Bullgari:

• - Kontributi i sigurimit shëndetësor të detyrueshëm për vitin 2024 është 8% e të ardhurave. Shpërndarja e kontributeve të sigurimit shëndetësor ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit është në raportin 60 me 40, ose 4.8% për llogari të siguruesit dhe 3.2% për llogari të të siguruarit. Për ata që janë të vetësiguruar, kontributi është tërësisht në kurriz të tyre.

Lexoni më tepër:
Foto: Pixabay, arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD