Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov, zëvendësministrja e punëve të jashtme Maria Angelieva, kolonelja Nevjana Miteva dhe Adelina Nikollova, zëvendësministra të mbrojtjes.
Gjatë forumit do të festohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s. Në takim pritet të merren vendime lidhur me forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, vazhdimin dhe institucionalizimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës për Ukrainën, thellimin e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s nga rajoni Indo-Paqësor. Në kuadër të takimit është planifikuar një takim në formatin e aleatëve, një takim i Këshillit NATO-Ukrainë me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, si dhe një format partneriteti me partnerët Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Republika e Koresë dhe me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Pritet që në kryeqytetin amerikan të jenë të pranishëm 36 liderë qeveritarë dhe shtetërorë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..