Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov, zëvendësministrja e punëve të jashtme Maria Angelieva, kolonelja Nevjana Miteva dhe Adelina Nikollova, zëvendësministra të mbrojtjes.
Gjatë forumit do të festohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s. Në takim pritet të merren vendime lidhur me forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, vazhdimin dhe institucionalizimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës për Ukrainën, thellimin e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s nga rajoni Indo-Paqësor. Në kuadër të takimit është planifikuar një takim në formatin e aleatëve, një takim i Këshillit NATO-Ukrainë me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, si dhe një format partneriteti me partnerët Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Republika e Koresë dhe me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Pritet që në kryeqytetin amerikan të jenë të pranishëm 36 liderë qeveritarë dhe shtetërorë.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..