Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. 

Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës dhe Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit të Veliko Tërnovos „Shenjtorët Kirill dhe Metodij“, studentët patën nderin dhe kënaqësinë të ndiqnin edhe referate mjaft interesante. Në kuadër të programit Erasmus+ midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve bullgare, respektivisht Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” dhe Universitetit të Sofjes „Shën Kliment Ohridski“, në Shkollën Verore morrën pjesë disa profesorë nga këto universitete bullgare.

Dr. Miranda Bello

Më datë 2 korrik 2024, Prof. As. Dr. Hristo Dermenxhiev, pedagog i Universitetit të Veliko Tërnovos, mbajti një leksion për të pranishmit në lidhje Bullgarinë. Leksioni përfshinte informacione për presidencën bullgare të Këshillit të BE-së, si dhe një prezantim të qytetit Veliko Tërnovo dhe universitetit të këtij qyteti. Leksioni përmbante gjithashtu informacione për disa festa dhe tradita kryesore në Bullgari – Uji i bekuar, 1 Marsi dhe tradita e verores lidhur me këtë ditë, si dhe Nestinarstvoto si një traditë tipike bullgare e vallëzimit në prush. Profesor Dermenxhiev ishte edhe në ditën e hapjes të Shkollës Verore ku ndau me të pranishmit përshëndetjet e Rektorit të Universitetit të Veliko Tërnovos si edhe emocionet e tij lidhur me këtë angazhim. Ai përgëzoi studentët për pjesëmarrjen dhe falënderoi institucionin për këtë mundësi. 

Më 3 korrik 2024, një tjetër pedagog i  Universitetit të Veliko Tërnovos, Dr. Vëlju Ançev mbajti referatin me temë: “Kultura dhe arsimi si vlerë kushtetuese”. Leksioni përfshinte informacion për simbolet shtetërore të Republikës së Bullgarisë, të cilat u prezantuan dhe u shpjeguan nga ana e përmbajtjes dhe kuptimit. Studentët bënë një krahasim dhe me simbolet shtetërore shqiptare.
Dr. Vëlju Ançev
Më 04 korrik 2024, në Shkollën Verore të Bullgarishtes mori pjesë Prof. Dr. Rusana Hristova Bejleri nga Universiteti i Sofjes „Shën Kliment Ohridski“. Ajo mbajti një ligjeratë mbi praninë e shqiptarëve në Bullgari. Pjesa kryesore i kushtohej fshatit të vetëm historik shqiptar në Bullgari, Mandrica. Në prezantim u paraqitën detaje kulturore dhe etnografike. Studentët patën fatin e madh të jenë të parët që u njohën me Fjalorin e Mandricës i cili pritet të dalë në shtator, 2024. Ai është përpunuar në variantin aktual nga i ndieri diplomat dhe albanolog i shquar bullgar Ludmill Stankovi.  Disa fjalë iu kushtuan veprimtarisë se tij me rastin e 75-vjetorit të lindjes. U treguan fotografi lidhur me gjendjen aktuale të fshatit dhe Shoqatën për Rilindjen e tij, të kryesuar nga Z. Ivo Petrov, i cili e ka financuar vetë një pjesë të punës. Të gjitha këto tregojnë kujdesin dhe respektin që tregon Bullgaria dhe bullgarët.
Prof. Dr. Rusana Hristova Bejleri
Më datën 05 korrik 2024 referat mbajti dhe regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar Ledio Topalli. Referati i tij me temë: „Si të mësosh një gjuhë të huaj në 12 muaj“ ngjalli mjaft interes tek studentët. Lektori tregoi rrugëtimin e tij personal në mësimin e gjuhës frënge, i cili ka qenë një proces shumë kompleks, i vështirë dhe sfidues. Vetë regjizori Ledio Topalli është regjistruar në Shkollën Verore për të mësuar gjuhën e bukur bullgare dhe për t’u njohur me kulturën e pasur bullgare.
Regjisori Ledio Topalli
Foto: Raqi Bello

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD