Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në fshatin Oreshak të Bullgarisë Veriore. Festivali i xhazit mbahet në hapësirat e ekspozitës në fjalë. Organizatori kryesor i tij është Kamen Hasëmski - një artist, zanatçi dhe biznesmen që zgjodhi të jetojë në fshatin e afërt Çerni Osëm.
Hasëmski tha për BTA se “ideja e festivalit është që muzika të jetë lidhur drejtpërdrejt me artin”. Kështu, zanatçinj të ndryshëm dhe piktorë do t'i bashkohen programit të koncertit në vend. Për vizitorët më të rinj organizohen punëtori kreative, do të ketë edhe prezantime librash.
Në ditën e parë, vizitorët do të dëgjojnë performanca nga Jazz Tet - Troyan, Hot Club de Plovdiv, YIK - CNN (Kinë). Vetëm një ditë pas koncertit të tij në Sofje, i riu brazilian Will Sant do të jetë i ftuar në Oreshak dhe kështu turneu i tij veror në Evropë nis nga Bullgaria. Koncerti i tij në Oreshak i kushtohet veprës së muzikantit legjendarit Joao Gilberto.Kënga "Mjeshtri i Bojanës" mbeti gjatë në repertorin e Lili Ivanovës. Në YouTube mund të shihen dhe dëgjohen shumë interpretime të saj nga koncerte të ndryshme gjatë viteve dhe për mua është vërtet një gëzim që kjo këngë, edhe sot – më shumë se 55..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..