Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari parashikon të japë koncerte në shtatë qytete bullgare, në të cilët ylli do të prezantojë të gjitha këngët nga albumi i tij i ri dhe hitet e tij më të mëdha.
Padyshim që kënga që i dha emrin albumit të tij të fundit – “Zemra e re”, është kthyer në një hit të padiskutueshëm. Për të theksuar rolin e saj të rëndësishëm, Ljubo Kirov prezantoi gjithashtu një video për versionin akustik të këngës së parë nga albumi, të aranzhuar posaçërisht nga kitaristi dhe producent Angell Djullgerov.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal