Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 korrikun

Një kod shumë i lartë i nxehtësisë me ngjyrë të kuqe mbetet në fuqi në të gjithë vendin

Foto: Pixabay

E enjtja do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Pas mesditës në Bullgarinë Veriore dhe në masivët perëndimorë do të mbajë vranësira, do të fryjë erë dhe vende-vende do të ketë reshje të konsiderueshme shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 25°, në Sofje 20°. Maksimumi do të jetë nga 37 në 42°, në kryeqytet 37°.

Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi me erë mesatare nga verilindja. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 32-36°. Uji i detit është 27-29°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje lokale. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 33°, në 2000 m deri në 24°.

Temperaturat do të pësojnë rënie të premten dhe të shtunën. Masa ajrore do të destabilizohet dhe pasdite do të ketë reshje shiu. Ekziston rrezik breshri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..

botuar më 25-02-25 5.51.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD