Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profeti i shenjtë Ilia - i zgjedhuri i Zotit

Foto: arkiv

Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga kohërat e lashta. Jeta e tij është e mbushur jo vetëm me mrekulli të panumërta, por edhe me dëshmi të marrëdhënies së tij të mrekullueshme me Perëndinë, duke kulmuar me ngjitjen e tij qiellore mbi një karrocë të zjarrtë. Zoti i ka caktuar atij misionin e jashtëzakonshëm që do të shfaqet në fund të kohës.

Profeti Ilia jetoi në shekullin IX para Krishtit në Tesvia, kur izraelitët braktisën besimin e tyre në Zotin e Gjallë për shkak të gruas së mbretit Ahav - Jezebelës pagane. Për t'i kthyer ata te Zoti i Vërtetë, profeti e mbylli qiellin me lutjet e tij që të mos binte asnjë pikë shi. Për tre vjet e gjysmë thatësira mbuloi tokën, ndodhi një zi e tmerrshme. Ilia u tërhoq atje ku Perëndia e drejtoi dhe u lut me zjarr për kthimin e njerëzve të zgjedhur në besimin e vërtetë. Fjalët e tij profetike i ndriçuan shpirtrat njerëzorë me providencën e Zotit dhe kur e përmbushi misionin e tij tokësor, ai u ngjit në mbretërinë e Zotit mbi qerren që vetë Zoti i kishte dërguar.


Në besimet popullore të trojeve bullgare, Shën Ilia i dënon jobesimtarët me thatësirë ​​dhe shiu i bekuar u dërgohet të penduarve. Ai mbron dhe ndihmon të varfrit që nuk lakmojnë pas pasurive, por e duan Zotin. Për shkak të fuqisë së zjarrtë që ka zotëruar, njerëzit e lashtë e kanë quajtur Ilia Bubullima, i cili vrapon nëpër qiell në një karrocë të zjarrtë nga e cila dërgon rrufe.

Në këtë ditë festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin e shenjtorit - Ilia, Ilijan, Ilijana, Ilinda, Illka, Illko, Illço, Lina, Linda, si dhe esnafet artizanale të lëkurëpunuesve, gëzoftarëve, samarxhinjve dhe tjegullabërësve. Zjarrfikësve gjithashtu nderojnë shenjtorin.

Përpiloi: Darina Grigorova

Foto: arkiv, EPA/BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Ditën e Shpirtrave

Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..

botuar më 25-02-22 5.30.PD