Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga kohërat e lashta. Jeta e tij është e mbushur jo vetëm me mrekulli të panumërta, por edhe me dëshmi të marrëdhënies së tij të mrekullueshme me Perëndinë, duke kulmuar me ngjitjen e tij qiellore mbi një karrocë të zjarrtë. Zoti i ka caktuar atij misionin e jashtëzakonshëm që do të shfaqet në fund të kohës.
Profeti Ilia jetoi në shekullin IX para Krishtit në Tesvia, kur izraelitët braktisën besimin e tyre në Zotin e Gjallë për shkak të gruas së mbretit Ahav - Jezebelës pagane. Për t'i kthyer ata te Zoti i Vërtetë, profeti e mbylli qiellin me lutjet e tij që të mos binte asnjë pikë shi. Për tre vjet e gjysmë thatësira mbuloi tokën, ndodhi një zi e tmerrshme. Ilia u tërhoq atje ku Perëndia e drejtoi dhe u lut me zjarr për kthimin e njerëzve të zgjedhur në besimin e vërtetë. Fjalët e tij profetike i ndriçuan shpirtrat njerëzorë me providencën e Zotit dhe kur e përmbushi misionin e tij tokësor, ai u ngjit në mbretërinë e Zotit mbi qerren që vetë Zoti i kishte dërguar.

Në besimet popullore të trojeve bullgare, Shën Ilia i dënon jobesimtarët me thatësirë dhe shiu i bekuar u dërgohet të penduarve. Ai mbron dhe ndihmon të varfrit që nuk lakmojnë pas pasurive, por e duan Zotin. Për shkak të fuqisë së zjarrtë që ka zotëruar, njerëzit e lashtë e kanë quajtur Ilia Bubullima, i cili vrapon nëpër qiell në një karrocë të zjarrtë nga e cila dërgon rrufe.
Në këtë ditë festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin e shenjtorit - Ilia, Ilijan, Ilijana, Ilinda, Illka, Illko, Illço, Lina, Linda, si dhe esnafet artizanale të lëkurëpunuesve, gëzoftarëve, samarxhinjve dhe tjegullabërësve. Zjarrfikësve gjithashtu nderojnë shenjtorin.
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: arkiv, EPA/BGNES
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..