Afro 1 milion njerëz në  Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga  një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të  Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari  (KNSB). Ato tregojnë se gjithsej 40 milionë ose 15% e të gjithë punëtorëve në  BE nuk mund të përballojnë pushimet e një jave. Numri i tyre u rrit me afro 2  milionë në një vit dhe në Bullgari kjo rritje është më e madhja. Sipas të  dhënave, në vitin 2022, për mbi 957 mijë bullgarë që punojnë, pushimi njëjavor ishte  mirazh. Krahasuar me një vit më parë, rritja e tyre është mbi 2%.
Ndër vendet me më shumë të punësuar që nuk mund të përballojnë pushimet janë gjithashtu Rumania - një në tre, Qiproja dhe Greqia - një në katër. Parashikimet e sindikatave evropiane për vitin 2023 janë pesimiste, për shkak të rritjes drastike të çmimeve të pushimeve verën e kaluar në të gjithë BE-në, të kombinuara me pagat reale që ranë në të gjithë BE-në vitin e kaluar për shkak të inflacionit, paralajmëron konfederata.
Sindikatat evropiane theksojnë se është e domosdoshme që BE-ja dhe shtetet anëtare të sigurojnë që të gjithë punëtorët të përfitojnë nga kontratat kolektive. Jo vetëm që kontratat kolektive sigurojnë paga më të drejta, por punëtorët e mbuluar nga ato gëzojnë deri në dy javë më shumë kohë pushimi çdo vit.
Direktiva e miratuar për pagën minimale kërkon që të gjitha shtetet anëtare të sigurojnë që të paktën 80% e punëtorëve të mbulohen nga kontratat kolektive. Afati i fundit për zbatimin e Direktivës në legjislacionin kombëtar është 15 nëntori.
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..