Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “ (PP-DB) Bozhidar Bozhanov për ndërhyrje arrogante politike në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Para gazetarëve ai tha se më 14 gusht, deputeti telefonoi drejtorin e Departamentit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” për të kërkuar informacione për materialet që kanë të bëjnë me një hetim specifik. “Sipas Kushtetutës, deputetët e kanë të drejtën të bëjnë pyetje përmes Kryetarit të Kuvendit Populor, të cilave do t'u përgjigjet me shkrim ose me gojë, por jo të thërrasin punonjësit dhe t'i pyesin se për çfarë sinjalesh po punojnë”, tha Kalin Stojanov.
Sipas tij, PP-DB nuk duan që ai të mbetet ministër në qeverinë e re të përkohshme, sepse ai është garant që nuk lejohet një ndërhyrje e tillë në punën e strukturave të dikasterit. Kalin Stojanov ende nuk ka ftesë për të marrë pjesë në kabinetin e kandidates për kryeministre Gorica Kozhareva.
Në përgjigje të akuzave, Bozhidar Bozhanov deklaroi se Kalin Stojanov në mënyrë të palejueshme i shfrytëzon kontaktet e punës për t'i kthyer ato në një intrigë politike. Ai shpjegoi se telefonata e tij ishte për shkak të uebsajtit satirik të rrëzuar "Fillimi i ri" i të rinjve që janë anëtarë të partisë së tij "Po, Bullgaria".
“Nga kompania shpërndarëse mësuam se kjo ishte me kërkesë të Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar”, por ata nuk pranuan të na japin informacion. Prandaj telefonova shefin e Departamentit “Krimi Kibernetik”, me të cilin kemi vite në komunikim pune, për ta pyetur nëse të rinjtë kanë kryer ndonjë shkelje. Nuk mora ndonjë informacion të tillë”, tha Bozhidar Bozhanov.
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..