Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “ (PP-DB) Bozhidar Bozhanov për ndërhyrje arrogante politike në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Para gazetarëve ai tha se më 14 gusht, deputeti telefonoi drejtorin e Departamentit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” për të kërkuar informacione për materialet që kanë të bëjnë me një hetim specifik. “Sipas Kushtetutës, deputetët e kanë të drejtën të bëjnë pyetje përmes Kryetarit të Kuvendit Populor, të cilave do t'u përgjigjet me shkrim ose me gojë, por jo të thërrasin punonjësit dhe t'i pyesin se për çfarë sinjalesh po punojnë”, tha Kalin Stojanov.
Sipas tij, PP-DB nuk duan që ai të mbetet ministër në qeverinë e re të përkohshme, sepse ai është garant që nuk lejohet një ndërhyrje e tillë në punën e strukturave të dikasterit. Kalin Stojanov ende nuk ka ftesë për të marrë pjesë në kabinetin e kandidates për kryeministre Gorica Kozhareva.
Në përgjigje të akuzave, Bozhidar Bozhanov deklaroi se Kalin Stojanov në mënyrë të palejueshme i shfrytëzon kontaktet e punës për t'i kthyer ato në një intrigë politike. Ai shpjegoi se telefonata e tij ishte për shkak të uebsajtit satirik të rrëzuar "Fillimi i ri" i të rinjve që janë anëtarë të partisë së tij "Po, Bullgaria".
“Nga kompania shpërndarëse mësuam se kjo ishte me kërkesë të Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar”, por ata nuk pranuan të na japin informacion. Prandaj telefonova shefin e Departamentit “Krimi Kibernetik”, me të cilin kemi vite në komunikim pune, për ta pyetur nëse të rinjtë kanë kryer ndonjë shkelje. Nuk mora ndonjë informacion të tillë”, tha Bozhidar Bozhanov.
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..