Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Sërish reshje shiu, vende-vende intensive dhe me bubullima

Foto: BGNES

Të enjten para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira, ndërsa pas mesditës edhe në pjesën tjetër të vendit. Në shumë vende në Lludogorie dhe në rajonet malore do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte për breshër. Era do të fryjë nga veri-verilindja, kryesisht mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë brenda kufijve të gjerë: nga 23°-25° në Bullgarinë Verilindore deri në 29°-31° në Bullgarinë Perëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperatura maksimale në Sofje do të jetë rreth 27°.

Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të ndjeshme. Para mesditës në bregdetin verior, dhe pas mesditës dhe në jug do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 27°-29°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi malet do të zhvillohen vranësira dhe do të bjerë shi, ndërsa në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima dhe përforcim të përkohshëm të erës. Ka edhe kushte për breshër. Do të fryjë mesatare, në zonat e larta dhe të ekspozuara - erë e fortë nga veri-verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 14°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti i Elena pret festën e Kofshës së Mishit

Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..

botuar më 24-11-09 7.20.PD
Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Parashikimi i motit për fundjavën

Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..

botuar më 24-11-08 7.45.MD

U hap procedura e parë për anulimin e pjesshëm të zgjedhjeve

Rasti i parë me kërkesë për anulim të pjesshëm të zgjedhjeve është tashmë fakt. Pak pasi “Ka një popull të tillë” (ITN) depozitoi kërkesën për të kundërshtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në 52 seksione në votimin e parakohshëm parlamentar..

botuar më 24-11-08 6.44.MD