Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev.
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i Plovdivit "Paisij Hilendarski". Ajo ka marrë pjesë në tre qeveritë e liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në cilësinë e deputetes, ministres rajonale, ministres së drejtësisë dhe ministres së jashtme. Aktualisht është përfaqësuese popullore nga grupi GERB-SDS.
Julijan Popov - kandidat i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i diplomuar për filologji bullgare në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”. Që nga viti 1994, ai jeton në Londër, ku punon si gazetar dhe konsulent për zhvillimin institucional, mjedisin, klimën dhe politikat arsimore. Ai ka qenë dy herë ministër i mjedisit dhe ujarve - në qeverinë e përkohshme të Marin Rajkov dhe në kabinetin e Nikollaj Denkov.Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Reshje të lehta të izoluara do të ketë vetëm në male. Do të ketë erë të..
Me ftesë të presidentit Vollodimir Zelenski, së fundmi një delegacion bullgar, i përbërë nga Sollomon Pasi, Velizar Shallamanov, Ivan Ançev, Maksim Behar, Todor Tagarev dhe Svetllosllav Ivanov, vizitoi Kievin. Të gjithë ata morën pjesë në cilësinë e..
Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin –..
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në..
Organizatat "Greenpeace - Bullgaria" dhe "Për Tokën" njoftuan se po paraqesin një ankesë në Komisionin Evropian për shkeljet sistematike të standardeve..