Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 shtatorin 2024

Mot me diell pothuajse pa reshje

Foto: BTA

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët dhe kryesisht i qetë.

Ditën e martë do të jetë me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira grumbulluese por nuk do të ketë pothuajse reshje. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 30 deri në 35 gradë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por do të jetë pa reshje. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 16°.

Mbi Detin e Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 27° - 29°, afër temperaturës së ujit të detit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD

Ahmed Dogan do të kandidojë në zgjedhje me koalicionin "Aleanca për të Drejta dhe Liri"

Kreu i nderit i DPS-së, Ahmed Dogan, u paraqit në selinë e DPS-së në Sofje për të zhvilluar konsultime për listat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kandidatët për deputetë, njoftoi qendra e shtypit e partisë.“Ahmed Dogan u kthye në shtëpinë e..

botuar më 24-09-19 2.59.MD