Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme.
Hapja ishte planifikuar për në prill 2024, por më pas u shty për shkak të një defekti teknik. Bullgaria është bashkë-aksioner në projektin për ndërtimin e një terminali lundrues përmes kompanisë së saj "Bulgartransgaz".
"Fillimi i funksionimit tregtar të terminalit këtë vjeshtë do të garantojë sigurinë e furnizimeve me gaz për sezonin e ardhshëm dimëror për rajonin e Evropës Juglindore duke pasur parasysh pezullimin e mundshëm të transportimit të gazit natyror rus përmes territorit ukrainas nga fillimi i vitit të ardhshëm”, tha në gusht ministri i energjisë Vlladimir Malinov.
Ministri ynë i energjisë ndodhet aktualisht në një vizitë pune në SHBA. Programi i tij përfshin takime me përfaqësues të "Westinghouse" dhe Exim Bank - banka e eksport-importit të SHBA-së, në lidhje me ndërtimin e ardhshëm të blloqeve Nr. 7 dhe Nr. 8 të centralit atomik bullgar "Kozlloduj".
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..