Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të parë, Hristijan regjistroi një nga fitoret më të shpejta të turneut, duke mundur kundërshtarin e tij Sebastian Curvelo nga Spanja në vetëm 15 sekonda.
Në kategorinë 68 kilogramë për meshkuj, Aleksandër Xhordev shënoi tre fitore. Në fazën gjysmëfinale, garuesi i klubit “Levski” humbi në një betejë të rëndë nga kroati Leon Glasnovic dhe fitoi medaljen e bronztë. Te juniorët medaljen e artë e fitoi Ljubosllav Naçev, tek kadetët u paraqitën shumë mirë garuesit e klubit “Neron”, duke fituar dy medalje bronzi.Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..