Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Foto: slavinpeev.de

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova. Koncerti do të shfaqë disa nga ariet më të ndritshme të operës nga repertori i basit, të interpretuara nga Sllavin Peev gjatë 20 viteve të fundit.

Sllavin Peev i kushton një pjesë të veçantë të koncertit artistit të njohur bullgar të operës - Boris Hristov. Ju kujtojmë se këtë vit shënohet 110 vjetori i lindjes së basit të madh.

Si një moment të rëndësishëm në arsimimin e vet, Sllavin Peev e përcakton pranimin e tij në një master klasë në Institutin e Kulturës në Romë, që zhvillohet në shtëpinë e Boris Hristovit në kryeqytetin italian. Atje, Peev ishte bursist i fondacionit "Boris Hristov", i krijuar për të mbrojtur trashëgiminë e bullgarit të famshëm dhe për të ndihmuar në përgatitjen e artistëve të talentuar në rrugën e tyre drejt skenës së madhe.

Më shumë për këngëtarin e njohur të operës Sllavin Peev mund të mësoni nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Të mos jemi vetëm" – një këngë me mesazh të fortë

Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, përfundojmë me një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..

botuar më 25-01-21 8.10.PD

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD

"Fuego Del Amor" - kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e Gypsy Kings

Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..

botuar më 25-01-16 6.25.PD