Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Instituti Francez në Bullgari i bën homazh humanistit të madh francez me një sërë leksionesh dhe shfaqje filmash nga data 21 deri më 25 tetor. Shkaku është 145-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Romain Gary (1914-1980)
Foto: Facebook / Romain Gary

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të lexuar.

Në një ditë të ftohtë shkurti të vitit 1946, vetëm 32 vjeçar Romain Gary mbërriti në detyrën e tij të parë diplomatike në Sofje, ku u emërua sekretar i dytë i legatës franceze. Drejtori i Institutit Francez në vendin tonë, Luc Levy, vetë një adhurues i madh i Romain Gary, komenton ndikimin që kishte Bullgaria në pikëpamjet e tij:

Ky qëndrim i tij në vend pasuron ndjeshëm të kuptuarit e tij se çfarë do të thotë humanizmi, universaliteti, të drejtat e njeriut dhe çfarë do të thotë Evropa. Sepse Romain Gary ishte një adhurues i madh i Evropës. Ai shkroi romanin “Edukimi evropian” dhe ende para se të fliste për bashkimin e Evropës, e mbështeti fuqishëm këtë vizion. Romain Garry e njihte mirë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe donte të drejtonte vëmendjen e francezëve në këtë rajon” - tha Luc Levy në lidhje me javën e kushtuar jetës dhe veprës së Romain Gary, organizuar nga Instituti Francez në vendin tonë. Falë faktit se ka shkruar edhe me pseudonimin Emile Hajar, është i vetmi shkrimtar francez që u dekorua dy herë me çmimin letrar Goncourt.

“Romain Garry është një shkrimtar i madh, por do të thosha se është edhe një hero letrar. Ai lindi në Vilnius, jetonte në Moskë si fëmijë, jetonte në Varshavë dhe më pas erdhi në Nicë në vitet 20-të të shekullit XX – thotë Luc Levy. – Pranon shtetësinë franceze për bindje personale. Kjo ishte në fakt ëndrra e nënës së tij. Ai ishte një pjesëmarrës i famshëm në rezistencën franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai nuk është vetëm shkrimtar, por edhe diplomat. Dhe ai e nisi karrierën e tij diplomatike pas vitit 1945.”

Në Sofje, Romain Gary, së bashku me gruan e tij të parë, shkrimtaren angleze Lesley Blanch, u vendosën në një apartament në bulevard “Dondukov” 69 në kryeqytet, takoheshin njerëz dhe u bënë dëshmitar të represioneve politike në rritje në vend, pa dyshuar se ai vetë është subjekt zhvillimi në një dosje të Sigurimit të Shtetit me emrin e agjenturës “Librashitësi”.

Në romanin e tij "Nata do të jetë e qetë" Gary e përshkruan Bullgarinë kështu: "Kur mbërrita në Sofje, vendi ishte tashmë komunist, por me një mbret. Një fëmijë - mbret. Mbreti i ri i vërtetë pas hyrjes së ushtrisë sovjetike ishte legjendari Gjeorgj Dimitrov, kreu i Kominternit, por nën egjidën e Stalinit.”

Romain Gary  dhe Lesley Blanch  në Sofje, 1946

"Romain Gary kishte rrënjë sllave dhe për të kjo botë ishte e njohur - thotë Luc Levy. - Ai e donte Bullgarinë sepse nuk ishte një diplomat i zakonshëm. Edhe atëherë ishte një shkrimtar i madh, interesohej për njerëzit, tregonte një ndjeshmëri të fortë për ta. Por dëshmoi edhe ndryshimet në këtë vend pas vitit 1945, i cili gradualisht do t'i nënshtrohej një diktature totalitare. Lidhur me këtë Romain Gary thotë: “Është edhe emocionuese dhe e trishtueshme të dëshmosh kalimin e një vendi, të një monarkie, në një diktaturë totalitare të tipit stalinist.”

Gary fliste rrjedhshëm gjuhën ruse, ai komunikonte lirshëm jo vetëm me bullgarët e zakonshëm, por edhe me përfaqësuesit e opozitës që ekzistonte ende në vitet e para të represionit. Më vonë ai tregoi se këto ishin vite shumë të rëndësishme për të.

Lesley Blanch  dhe Romain Gary  në dhomën e ndenjes së banesës së tyre në Sofje. Në fillim të vitit 1947, printimet e kësaj fotografie, të vetmen që ata ruajtën nga qëndrimi në Bullgari, iu dërguan miqve të tyre si kartolina urimi.

"Ndryshe nga disa pretendime, Romain Gary e perceptone misionin që i ishte caktuar këtu, në Sofje, si themelor për të në shumë mënyra. Dhe gjeta një citim shumë të mirë kushtuar Bullgarisë në librin e tij "Nata do të jetë e qetë". Aty ai thotë: "Mbaj kujtime shumë të mirë për Bullgarinë. Ndër të gjitha emërimet e mia diplomatike, ky është posti që vlerësoj më shumë, madje më shumë se ai në Kaliforni". Këto janë fjalë shumë të forta dhe flasin për faktin se ai e donte shumë Bullgarinë”, tha në përfundim Luc Levy.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: institutfrancais.bg, Facebook / Romain Gary, books.fr




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kodrina Trapezica në Veliko Tërnovo ruan shpirtin e Bullgarisë Mesjetare

Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..

botuar më 25-09-28 9.05.PD

Një port i lashtë nga mijëvjeçari i I para erës sonë ka ekzistuar pranë Kepit Killik

Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..

botuar më 25-09-25 5.05.PD

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD