Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë që të ndërpritet procedura e hapur për zgjedhjen e tij para formimit të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor. Sipas tyre, këto zgjedhje do të ishin jolegjitime, pasi afati i Këshillit të Lartë Gjyqësor aktual është me afat të skaduar.
“Në ditën e fundit për nominime - më 11 tetor 2024, u propozua një kandidaturë e vetme për Prokuror të ri të Përgjithshëm - ajo e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov. Nominimi i një kandidature që nuk gëzon autoritet të padiskutueshëm profesional dhe besim në shoqëri, krijon ndjesinë e një zgjedhjeje të padrejtë”, shprehen avokatët në një adresë të publikuar në faqen e Odës së Avokatëve të Sofjes.Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..