Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit.
Dhoma Anti-Gravitacioni, Salloni "i madh - i vogël", Stacioni Hapësinor dhe Dhoma e Pafundme e Pasqyrave janë disa nga atraksionet.
Rreth njëqind instalime të ndryshme interaktive janë shpërndarë në dy kate dhe 350 metra katrorë. Të gjithë mund të prekin eksponatet, të bëjnë fotografi dhe të kuptojnë sesi perceptimet mund të na mashtrojnë. Muzeu nuk është vetëm argëtim - ai ka edhe një orientim edukativ, dhe pas çdo ekspozite ka një histori shkencore.
Krijuesit kanë një ide edhe për veprimtari tematike që lidhen me festa të ndryshme si Krishtlindjet dhe Halloween. “Ne gjithashtu mund të reagojmë për Ditën e Shenjtorit Nikolla Çudibërësi, kur bie festa e qytetit Burgas. Ideja jonë është të ndërrojmë ekspozitat në mënyrë që ato të jenë të ndryshme. Nëse një person na viziton të dielën, atëherë muajin tjetër në të njëjtën datë, muzeu do të duket krejtësisht ndryshe”, thotë Ivajllo Radosllavov.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu i të Pamundurës
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..