Avokatë në Sofje, Burgas, Ruse dhe qytete të tjera dolën në protestë kundër procedurës jolegjitime, sipas mendimit të tyre, për zgjedhjen e kryeprokurorit. Procedura e nisur duhet të ndërpritet dhe një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor të emërojë një person me autoritet dhe politikisht të pavarur për postin e rëndësishëm, sipas avokatëve. Sipas tyre, Këshilli i Lartë Gjyqësor aktual nuk ka të drejtë morale të zgjedhë personin që do të drejtojë Prokurorinë për 7 vitet e ardhshme, pasi mandati i këshillit ka kohë që i skadoi. Është gjithashtu e papranueshme që të ketë një kandidaturë të vetme për postin - atë të ngarkuarit me postin e kryeprokurorit Borisllav Sarafov.
"Ne jemi këtu për të thënë që nuk duhet të jetë kështu" - tha kryetari i Kolegjit të Avokatëve të Sofjes, Stefan Marçev, cituar nga faqja e internetit lex.bg. Marçev ishte një nga ata që dolën në një protestë paqësore para gjykatës në kryeqytet në mbrojtje të shtetit ligjor.
Lexoni më shumë mbi temën:
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..