Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ. “Njerëzit duan të kenë një qeveri, siguri, të kenë stabilitet”, – kështu u tha gazetarëve kreu i GERB-it, Bojko Borisov, pasi votoi sot. Pavarësisht fitores, rezultati prej rreth 25% nuk mund t'i sigurojë partisë 80 vendet e dëshiruara në parlamentin bullgar prej 240 vendesh. Ajo do të duhet të zhvillojë negociata komplekse në një parlament edhe më të fragmentuar. "Ne do t'i bëjmë të gjitha kompromiset, por do të ketë një qeveri", premtoi Borisov në ditën e fundit të fushatës zgjedhore - 25 tetor.
Pjesëmarrja e votuesve është rritur, gjë që është e rëndësishme për demokracinë”, tha Atanas Atanasov nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), duke komentuar faktin se nuk u realizuan pritjet për një pjesëmarrje katastrofike të ulët të votuesve. Asen Vasilev nga koalicioni falënderoi votuesit që i ngritën në forcën e dytë politike pas vendit të tretë në zgjedhjet e fundit në qershor të këtij viti dhe premtoi se prioritet për PP-DB do të jenë të ardhurat më të larta, kujdesi shëndetësor dhe arsimi më i mirë, "si dhe ligjet kundër korrupsionit, të cilat janë parakusht për fillimin e çdo bisede". "GERB, si fitues, ka përgjegjësinë për të formuar një qeveri. Le të shohim se çfarë propozojnë ata. Kur të dalin rezultatet përfundimtare, atëherë mund të na pyesni ne, bazuar në atë që ka thënë GERB," tha Nikollaj Denkov nga PP-DB në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për planin e koalicionit për të shpallur një kryeministër “të larguar barazisht” nga forcat politike, duke anashkaluar pyetjen nëse koalicioni është gati për kompromis.
Sipas rezultateve të para, partia nacionaliste “Vëzrazhdane” e drejtuar nga Kostadin Kostadinov, edhe pse ruajti rezultatin e saj prej pak nën 14% të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të këtij viti, kaloi nga forca e katërt në të tretën në parlamentin e 51-të. “Faleminderit secilit prej jush që zgjodhët të vetmen parti që mbron interesin kombëtar bullgar!”, shkruan partia në Facebook, duke theksuar se do të dalin me koment kur të dalin rezultatet përfundimtare.
Toshko Jordanov nga formacioni i shtatë për momentin - "Ka një popull të tillë" (ITN) të showmenit Sllavi Trifonov deklaroi se partia është paraqitur jashtëzakonisht mirë në zgjedhje. Ai ishte i bindur se ITN nuk do të negociojë me "DPS - Fillimi i Ri" rreth Deljan Peevskit, që, sipas rezultateve, aktualisht po formohet si forca e katërt parlamentare. Stanisllav Ballabanov nga ITN refuzoi të komentojë mbi rolin e mundshëm të partisë në qeverinë e ardhshme. “Është padyshim shumë herët për të komentuar ndonjë rol, menaxhim, bisedë pasi nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare”, tha ai.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë një rritje te socialistët. Këtë e deklaroi Ivan Petkov, kryesues i listës së “BSP – e majta e bashkuar” në Plovdiv, para BNR Plovdiv. Me çdo ftesë apo bisedë për menaxhimin e ardhshëm, duhet të ketë një vendim të këshillit kombëtar të BSP-së, pastaj edhe të këshillit të koalicionit, sqaroi ai skemën. “Ne kemi vetëm një vendim në kongresin e BSP-së, ku kemi një “jo” të prerë për GERB-in dhe DPS-në”, ishte kategorik Ivan Petkov, duke shprehur shpresën se pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet koalicion. Deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga “BSP – e majta e bashkuar” për rezultatet e zgjedhjeve.
"Pas shumë muajsh pune, shumë takimesh dhe sfidash, pengesash dhe sprovash, së bashku, si një familje e madhe ne e bëmë - fillimi i ri është një fakt i pakthyeshëm! Dhe është përfundimtar". Kështu deklaroi lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski, i cili u përball me kryetarin e nderit të DPS Ahmed Dogan, si rezultat i të cilit partia e krijuar në vitin 1990 para këtyre zgjedhjeve parlamentare u shpërbë në DPS - Fillimi i Ri (me në krye Deljan Peevski ) dhe Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (rreth Ahmed Doganit).
Foto: BTA, BGNESNjë kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..