Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Radio Bullgaria pyet: Kur do të jetë votimi i ardhshëm parlamentar?


Foto: BGNES

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar.

Qëndrimet janë shumë të ndryshme - nga pozitiviteti i madh deri te sarkazma - kështu Manço Manev, nënkryetar i seksionit elektoral në Melburn të Australisë, i përmblodhi për Radio Bullgarinë pasionet zgjedhore në qytet.
Seksioni i zgjedhjeve në Melburn
Me këto fjalë filloi të dielën turi i Radio Bullgarisë në seksionet zgjedhore jashtë vendit. Pyetjes se kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari, Manço Manev i përgjigjet pa u menduar – në shkurt!

“Unë do të thosha se kjo është mjaft e rrezikshme dhe e pakëndshme, sepse krijon një kohë kaosi dhe plogështie, në të cilën shteti në fakt nuk ka asnjë zhvillim – as në legjislacion, as në dixhitalizim, as në infrastrukturë, as në administratë. Agjë nga këto nuk ka se si të përmirësohet kur nuk ka një qeveri reale që funksionon, por ka një qeveri të përkohshme që thjesht "driblon topin" derisa të vijnë të tjerët" - beson bullgari.

Nga ana tjetër bashkatdhetarja jonë Izabella Shopova, e cila prej vitit 2008 jeton në Australi dhe të dielën ishte sekretare e seksionit zgjedhor në Brisbane nuk ka të njëjtin mendim.

"Bazuar në përvojën tonë të kaluar, nuk mendoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë pas katër vitesh. Por gjithashtu nuk mendoj se është tragjike nëse zgjedhjet e ardhshme janë pas gjashtë muajsh. Për mua, ky është procesi demokratik. Kjo është mënyra më anë të së cilës një shoqëri demokratike i kalon periudhat e krizës, për mendimin tim, ekziston një krizë e thellë jo vetëm politike, por edhe një krizë e thellë në shoqërinë tonë dhe ky problem politik, të cilin nuk e zgjidhim dot me zgjedhje të përsëritura është një nga simptomat e krizës."
Nadja Stojanova
"Mundësia për të marrë pjesë personalisht dhe drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit duke votuar për mua nuk sjell lodhje, por kënaqësi morale" - deklaroi në mënyrë kategorike para Radio Bullgarisë Nadja Stojanova, e cila ka qenë për një kohë të gjatë vullnetare zgjedhore në seksionet bullgare në Boston, por dje ajo ushtroi të drejtën e votës në Londër, ku ishte për punë. Ajo është e bindur se Bullgaria ka probleme serioze për të zgjidhur, por një qeveri me çdo kusht nuk është zgjidhja më e mire:

“Ajo për të cilën shpresoj është që partitë e përfaqësuara politikisht, pavarësisht peshës së tyre në parlamentin e ardhshëm, të lënë pak mënjanë egon e tyre dhe të shohin pamjen e madhe – një botë të pasigurt në të cilën gjëja më e rëndësishme është që Bullgaria të vazhdojë të zhvillohet si një vend evropian, i arsimuar, demokratik që krijon pasuri dhe ua shpërndan me drejtësi bullgarëve. Përulësia dhe respekti për interesat e popullit bullgar duhet të jetë parimi udhëzues në Parlamentin e ardhshëm.

“Më duket se në pranverë do të shkojmë sërish në zgjedhje”, thotë bashkatdhetarja jonë Irena Angellova, e cila jeton në Çeki dhe e ushtron gjithmonë të drejtën e saj të votës.

“Unë me të vërtetë dua që diçka të ndodhë që të mos ketë zgjedhje të tjera, por masa e bullgarëve si jashtë vendit dhe sigurisht në Bullgari nuk duan të votojnë. Ata thjesht nuk duan të kuptojnë se vota e tyre është shumë e rëndësishme."

"Mbetet në dorën tone, të gjithë bullgarëve brenda dhe jashtë vendit, t'i ndryshojmë gjërat. Ne kemi nevojë për një përqindje më të madhe të të rinjve që të dalin dhe të votojnë" - kështu thotë Svetllana Kaneva nga Londra, kryetare e një prej seksioneve zgjedhore atje /në Luton/.
Seksioni i zgjedhjeve në Luton
Ndërsa ata, njerëzit në Bullgari dhe më gjerë, duan gjëra të thjeshta - rregull në vend, rregulla që të ndiqen nga të gjithë dhe një mundësi për të krijuar një jetë më të mirë për veten dhe të afërmit e tyre.

“Pra, lodhja ishte vërtet e dukshme, pati shumë hezitime, u vu re se shumë njerëz kishin ardhur pothuajse për inerci për të votuar - na tha pediatri Cvetan Cvetkov, kryetar i seksionit të vetëm elektoral në Kuvajt. Vitet e fundit praktikisht asgjë nuk ndodh, asnjë program, asnjë strategji nuk mund të zhvillohet në asnjë fushë.
D-r Cvetan Cenkov
Por edhe doktor Cvetan Cenkov është i mendimit se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të reja, të cilat po fillojnë të marrin dimensione shumë të rrezikshme për vendin tonë.

“Më e rrezikshmja është për shoqërinë tonë, për jetën e qytetarëve, sepse këtu takojmë një administratë të pamotivuar, me sa jemi në dijeni. Njerëzit janë të pasigurt në punën e tyre, ka institucione të bllokuara, sistem gjyqësor dhe projekte të bllokuara. Gjërat janë lënë në autopilot.“- dëgjojmë jehonën e jetës sonë nga Kuvajti.

Dhe ne ëndërrojmë gjithnjë e më shumë për Kohëstrehimin, edhe nëse nuk është shkruar nga Georgi Gospodinov.
Viktorija Vllahovska
"Njerëzit thonë se shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit që bëjmë në serinë e zgjedhkeve të Kuvendit të ri." - tha për Radio Bullgarinë Viktorija Vllahovska, anëtare e komisionit zgjedhor në Reading, Angli Juglindore. 

Një pjesë e madhe e atyre që votuan e bëjnë këtë sepse ndihen të përgjegjshëm dhe jo sepse u besojnë forcave politike, e dëgjuam si opinion edhe në sondazhin e djeshëm mes banorëve të Sofjes.

"Unë votova sepse mendoj se kjo është e drejta themelore që na jep demokracia sot. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne ta shfaqim këtë përgjegjësi dhe të votojmë. Ne jemi përgjegjës për të ardhmen - tonën dhe të fëmijëve tanë", thotë një grua në moshë të mesme me profesion punonjëse sociale”.
Dimitër Gllavçev
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev para disa ditësh shprehu shpresën se data 27 tetor do t'i japë fund serialit "Loja e zgjedhjeve", ndërsa si autor i librit "Përralla nga toka e sipërme dhe e poshtme", Izabella Shopova, nga ana e saj, shpreson për përrallën e saj të shpresës.

"Unë personalisht besoj se fiton ai që dorëzohet i fundit. Nëse besojmë dhe duam që demokracia në Bullgari të fitojë, nëse besojmë në parimet e procesit demokratik, duhet të vazhdojmë ta zbatojmë dhe të këmbëngulim, edhe pse është dekurajuese". - thotë një nga bullgaret që votuan në Brisbane të Australisë.

Zgjedhjet e shtatë radhazi në tre vjet kanë përfunduar - qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre, tani është radha e politikanëve.
Numërimi natën e zgjedhjeve
Intervistat: Vesella Krësteva, Gergana Mançeva, Darina Grigorova, Joan Kolev, Elena Karkallanova 

Foto: arkiva personale, BTA, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD