Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Piktori nga Gabrovo pikturon portrete sakrale të bashkëqytetarëve të tij bazuar në kujtimet e njerëzve të dashur

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos. Dhe duke qenë se supozohet se në familjen e madhe ka pasur piktorë dhe priftërinjtë shumtë, artisti i ardhshëm u largua për në Malin e Zi, kur ishte vetëm 12 vjeç.

Jo shumë kohë më vonë, talenti i tij në vizatim u vu re nga igumeni i manastirit dhe kleriku vendosi ta dërgonte të riun e talentuar për të studiuar në Rusi.

Hristo Cokev me gruan e tij Kiçka Bedrozova

Përpara se të hynte në Shkollën e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Moskë, Hristo Cokev qëndroi për shtatë vjet në manastirin “Kievo Peçorska Lavra” në Kiev, ku u bë murg dhe zotëroi specifikat e pikturës së ikonave.

Besimi dhe arti janë lidhur ngushtë gjatë gjithë jetës së artistit, për të cilin me rendësi të madhe është edheideali kombëtar i çlirimit. Madje, studiuesit modernë bëjnë paralele me Apostullin e Lirisë Vasill Levski, pasi që të dy e kanë hequr veladonin - njëri për t'u bërë revolucionar dhe tjetri - për të pikturuar dhe marrë pjesë në betejat nacionalçlirimtare.

Duke hedhur një vështrim prapa në historinë bullgare, mund të shohim shumë personalitete që fillimisht kanë kaluar nëpër akademi shpirtërore – thotë Neli Nedeva, kuratore në Galerinë e Arteve në Gabrovo. – Kjo është lidhur kryesisht me vetë epokën. Mungesa e edukimit laik mbase e bën atë shpirtërore më të aksesueshme për bullgarët, dhe përveç kësaj, tema filozofike dhe ky lloj edukimi në përgjithësi lidhen me personalitetet shpirtërore të asaj kohe.”

Hristo Cokev u kthye nga Rusia në atdheun e tij në një periudhë kur nuk ishte as e qartë nëse Bullgaria do të çlirohej - para Kryengritjes së Prillit dhe kur edukimi laik i pikturës ishte ende një ëndërr e largët.

Portreti i priftit Vasill Mihov

Kjo tregon mendimin e tij reformist jo thjesht për t'u bërë piktor, por edhe për t’u bërë mësues, i cili të fusë rregullat akademike të mësimdhënies. Menjëherë pas kthimit të tij në Gabrovo, Hristo Cokev u vu nën vëzhgim nga autoritetet turke për shkak të dyshimit se ai kishte lidhje me lëvizjen nacionalçlirimtare” – shton Neli Nedeva.

Për shkak të persekutimeve osmane, Hristo Cokev kaloi disa vite në emigracion.

Portreti i një vajze

Më 1879 u kthye në Gabrovo dhe po atë vit u emërua mësues vizatimi dhe pikture në “Gjimnazin e Aprillovit”. Në ekspozitën e parë të nxënësve në Sofje, mësuesi i përkushtuar u vlerësua personalisht nga Princi Aleksandër Batenberg për veprat e nxënësve të tij.

Në këtë periudhë Hristo Cokev ka pikturuar kryesisht portrete – thotë Neli Nedeva. - Këtu duhet të theksojmë një veçori të krijimtarisë së tij - ai ka krijuar portrete të shenjta, ose sakrale, d.m.th. të personave të vdekur. Hristo Cokev i ka pikturuar nga një fotografi dhe nga përshkrimi i të afërmve të tij - ka marrë informacione për fatin e personit dhe në bazë të historisë dhe përshtypjeve të të afërmve, ka arritur të përcjellë karakterin e objekteve të tij, që për mua është mbresëlënëse dhe madje edhe gjeniale”.

Portreti i Hristo Manafovit

Artisti na ka lënë trashëgim një galeri të tërë me imazhe të bashkëqytetarëve të shquar - mësues, tregtarë, zejtarë, prindërit dhe fëmijët e tyre.

Në vitin 1883, Hristo Cokev mori pjesë me një vepër të tij në një konkurs për mësues në një shkollë të mesme në kryeqytet dhe e fitoi atë, por mjerisht humbi betejën me tuberkulozin dhe u largua nga kjo botë në moshën 36-vjeçare – duke shijuar mundësitë në Atdheun e çliruar vetëm për pesë vjet.

Hristo Cokev zë një vend të madh në analet e artit figurativ bullgar, duke lënë kontributin e tij personal jo vetëm në pikturën kishtare, por edhe në atë laike.

Një fëmijë i sëmurë

“Deri në Çlirim bullgarët e kanë njohur pikturën si zhanër vetëm nga kishat dhe manastiret, me ndihmën e afreskeve dhe ikonave në to – thotë Neli Nedeva. - Në fund të shekullit, ata filluan ta njohin pikturën laike pikërisht falë Hristo Cokevit, i cili është një nga artistët e paktë që e bëri këtë tranzicion të vështirë. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në shfaqjen dhe zhvillimin e arsimit artistik bullgar.”

Sot, Galeria e Gabrovos mban emrin e artistit të madh dhe disponon pesë nga pikturat e tij dhe një ikonë.

Portreti i Ilija Vidinlievit

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: Fondi “Piktura” i Galerisë së Arteve "Hristo Cokev", Muzeu Regjional Historik Gabrovo

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD