Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të gjerë. Turistët qëndrojnë në shtëpitë e mikpritësve vendas, ku në një atmosferë të këndshme mikpritësit u tregojnë se si të përgatisin shijet tipike të kësaj zone. Por ka edhe përjetime shoqëruese:
"Shpesh kjo është veshja me kostume dhe fotografimi me to. Herë të tjera prezantohet gjuha vendase, e cila është shumë interesante. Gratë përpiqen t'u mësojnë të ftuarve disa fjalë. Nganjëherë organizohen vizita në një vend natyror që ka ndonjë simbolikë, ose shëtitje me kalë, vizita në një fermë me kafshë, të cilat të ftuarit mund të ushqejnë, të përkëdhelin dhe të bisedojnë me to. Por kryesorja është demonstrimi i kuzhinës - të përgatitet diçka e shijshme së bashku me të ftuarit”, thotë Gergana Kabaivanova, menaxhere e "pendara.bg" - platforma online bullgare për turizmin gastronomik dhe rural.
Ajo përmban dhjetëra adresa të mikpritësve nga e gjithë Bullgaria, të cilët dëshirojnë t'i mirëpresin mysafirët në shtëpitë e tyre për t'i njohur me gjellët lokale - bëhet fjalë për gjellë autentike bullgare që janë bërë pjesë e trashëgimisë kulturore të një rajoni të caktuar.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Kuzhina tradicionale bullgare nuk ka të bëjë fare me ushqimin që ofrohet në restorantet moderne, të cilat konkurrojnë në përgatitjen e mishit, kryesisht në formën e skarës.
"Nuk mund të them se kuzhina tradicionale bullgare i jep rëndësi mishit, sepse ashtu si byrekët, festat me mish janë bërë vetëm në raste të veçanta - familjare dhe kishtare - vëren Gergana Kabaivanova. - Përkundrazi, gjellët prej brumi janë tradita jonë - pitet, byrekët, ëmbëlsirat, jufka... Shfrytëzohen të gjitha llojet e formimit të brumit, që të ruhet, thahet ose fermentohet dhe të përdoret më vonë”.
Lexoni më shumë për byrekun bullgar dhe për traditat e përgatitjes së bukës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..