Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51 institucioneve të arsimit të lartë në 52 fusha profesionale, duke marrë parasysh edhe realizimin e të diplomuarve në tregun e punës.
Të ardhurat mesatare më të larta të tatueshme i marrin të diplomuarit e “Çështjeve Ushtarake” dhe Informatikës dhe “Shkencave Kompjuterike” (mbi 2250 euro), të ndjekur nga të diplomuarit në degën e “Matematikës”, “Metalurgjisë”, “Teknikës së Komunikacioneve dhe Kompjuterike”, “Sigurisë Kombëtare”, “Kërkimit, Nxjerrjes dhe Përpunimit të Mineraleve”, "Energjisë", "Shëndetit Publik" dhe "Elektroteknikës, Elektronikës dhe Automatizimit" (midis 1500 dhe 2000 euro). Të dhënat i bëri të ditur ministri zyrtar i arsimit, Prof. Galin Cokov.
Në nivelin e një institucioni konkret të arsimit të lartë, të ardhurat mesatare më të larta të tatueshme i marrin të diplomuarit e programeve Master në "Administrim dhe Menaxhim" në Universitetin Amerikan (4850 euro) dhe në "Informatikë dhe Shkenca Kompjuterike" në Universitetin e Sofjes (3935 euro) dhe në "Universitetin e Ri Bullgar" (3600 euro).
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..