Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para Të Dielës së të Lidhurit të Mishit, Rrëshajave dhe Ditës së Kryeengjëllit Mihaill. Dita e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill quhet edhe mashkullore, sepse i kushtohet edhe luftëtarëve të rënë.
Ne lutemi edhe për shpirtrat e të ndjerëve në çdo liturgji dhe para shërbesës shkruajmë emrat e tyre në mënyrë që prifti t'i përmendë së bashku me gjithë Kishën Qiellore. Besohet se edhe nëse shpirti është në një vend të trishtuar, ndarja e një grimce të prosforës me emrin e të ndjerit është si një rreze drite e bekuar për të.
Për përkujtim përgatitet gruri i zier, i cili simbolizon vdekjen dhe ringjalljen për jetën e përjetshme. Sipas fjalëve të Shën Apostull Palit, ashtu si një kokërr gruri duhet të vdesë në tokë për t'u ringjallur si kalli i grurit, ashtu edhe njerëzit vdesin për t'u ringjallur në pranverën e jetës së përjetshme. Ushqimi që shpërndahet, përveç grurit, me fjalët "Zoti fal!" është për lëmoshë - për të uriturit dhe të varfëritë, për faljen e mëkateve të të vdekurit.
Me ceremoninë e përgjithshme përkujtimore, besimtarët kujdesen shpirtërisht jo vetëm për të afërmit e tyre të vdekur, por edhe për ata për të cilët nuk ka kush të lutet. Është ky kujdes lutës që e ndihmon shpirtin, prandaj pranohet në këto ditë mendja të mos shpërqendrohet nga puna dhe mendimet materiale, që të mos vuajnë shpirtrat e të vdekurve. Kjo është arsyeja pse lutjet e përmortshme në tempull Ditën e Gjithë Shpirtrave, së bashku me përkujtimet dhe lëmoshat e bëra në emër të të ndjerit, janë veçanërisht të rëndësishme për shpirtrat e tyre.
Zoti i preftë të gjithë të ndjerit në një vend pa pikëllim!
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë. Ajo..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional,..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John..