Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën nga 6 deri më 8 nëntor 1920, trupat serbe, pa pritur që komisioni ndërkombëtar të përcaktojë saktësisht kufirin strategjik ushtarak me Bullgarinë, të kërkuar nga qeveria e tyre, pushtuan pjesë të Caribrodit, Bosilegradit, Kullës dhe Trënit. Nga Bullgaria u shkëput një territor prej 1.545 kilometrash katrorë me një popullsi prej 64 509 banorësh. Kufiri i tërhequr kalon nëpër 25 fshatra bullgarë - Gruinci, Strezimirovci, Petaçinci, Bankja (Trënska), Vrabça, Dollna Nevlja, etj., duke ndarë shtëpitë, oborret, fushat, burimet, puset, varrezat, rrugët, familjet, të afërmit dhe miqtë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, më shumë se 30 mijë bullgarë emigruan në Bullgari dhe më vonë rreth 5 mijë prej tyre emigruan në Evropën Perëndimore dhe Amerikë, sipas Qendrës Kulturore Informative “Bosilegrad”.

Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: arkiv, arkiv personal, Nikollaj Tomov-VidinMë 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi..