Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.
“Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë shqiptarë dhe të huaj me traditat dhe artet tona të bukura. Më 3 nëntor patëm nderin që të takohemi me shkrimtaren e njohur bullgare Zdravka Evtimova, e cila na prezantoi krijimtarinë e saj të mrekullueshme. Mikpritës i eventit ishte konsulli ynë i nderit z. Selim Hoxhaj në vilën "Sofia” – vë në dukje misioni ynë diplomatik në faqen e tij në Facebook.
Ambasada shton se drejtuese e ngjarjes ishte përfaqësuesja e minoritetit bullgar në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyesja nga bullgarishtja dhe shqipja, Milena Selimi.
“Të ftuar ishin intelektualë shqiptarë, mes tyre shkrimtarët e njohur Ylljet Aliçka, Diana Çuli dhe gorani Namik Dokle, deputetë, përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare dhe miq.
Mësoni më shumë për pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri nga vizitat e ekipit të Radio Bullgarisë në Shqipëri:
Krijimtaria e Zdravka Evtimovës u prezantua në një atmosferë shumë të ngrohtë miqësore. Në fund të aktivitetit mysafirët shijuan zërat e mrekullueshëm të kuartetit “B-Folk”, performancën e nxënëseve të shkollës së mesme “Elez Koçi” nga fshati Ostreni i Madh dhe mrekullitë kulinare të shefit të kuzhinës Krasimir Veselinov, thonë nga Ambasada Bullgare.
Të nesërmen – 4 nëntor, kuarteti “B-Folk” mbajti një koncert, shkruhet në faqen e Facebook-ut të Ambasadës së Bullgarisë:
“I njohur për harmoninë e shkëlqyer dhe interpretimet e bukura, “B-Folk” na çoi nëpër peizazhet e Bullgarisë, duke endur motive nga historia e saj e pasur dhe rajonet e ndryshme. Muzika e tyre nuk ishte thjesht një shfaqje, por zhytje në shpirtin e Bullgarisë, duke evokuar imazhe të maleve, luginave dhe vendbanimeve tona të lashta. Çdo këngë që ata interpretuan mbartte traditën bullgare, duke na lidhur në një mënyrë që fjalët nuk mund ta arrinin kurrë, duke bashkuar kulturat tona të ndryshme përmes ritmeve të përbashkëta dhe melodive shpirtërore. Të ftuar të këtij koncerti të mrekullueshëm ishin politikanë shqiptarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik dhe miq të Ambasadës Bullgare”, thekson gjithashtu përfaqësia jonë diplomatike në Tiranë.
Ambasada shton se "asnjë festë e frymës bullgare nuk do të ishte e plotë pa provuar kuzhinën tonë tradicionale". “Shefi i kuzhinës Krasimir Veselinov, kryekuzhinieri i respektuar i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bullgare, kishte përgatitur një përzgjedhje të pjatave tradicionale bullgare që mishëronin ngrohtësinë, përzemërsinë dhe shumëllojshmërinë e madhe të trashëgimisë sonë të kuzhinës... Krasi kishte përzgjedhur dhe disa nga verërat më të mira të Bullgarisë, secila e dalluar nga thellësia dhe karakteri i saj. Ato i dhanë një tjetër dimension festës sonë, duke u kombinuar bukur me shijet e kuzhinës sonë dhe duke sjellë frymën e atdheut tonë”.
“Tiranë, na prit sërish së shpejti”, thuhet në fund të mesazhit të Ambasadës Bullgare.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri
Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva (në bazë të informacioneve të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri dhe BTA)
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..