Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke argumentuar se ndaj të ngarkuarit me postin e prokurorit të përgjithshëm, në 5 vitet e fundit nuk u vendosë asnjë masë disiplinore, nuk u hetua dhe nga inspektimet e nisura në bazë të raportimeve ndaj tij nuk u konstatuan parregullsi.
"Të jesh i ngarkuar me postin e prokurorit të përgjithshëm në kohërat e errëta politike nuk është punë e vogël. Nuk do të kursej asnjë përpjekje dhe veten time që ta kryej misionin dhe përgjegjësinë për ta udhëhequr prokurorinë në atë mënyrë që të jetë në dobi të shoqërisë”, tha Borisllav Sarafov. Në konceptin e tij ai e vë theksin mbi kundërvënien e krimit të organizuar, krimeve të korrupsionit dhe atyre të lidhur me traumat e transportit dhe dhunën në familje. Në të njëjtën kohë ai zotohet të mos lejojë që zyra e prokurorisë të shfrytëzohet për qëllime politike.
Deri më tani, në mbështetje të Borisllav Sarafov u paraqitën tre opinione - nga Shoqata "Engjëjt në rrugë", Universiteti i Veliko Tërnovos dhe Organizata Hebraike "Shalom".
Lexoni më shumë mbi temën:
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..