Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re revolucionare për trajtimin e plagëve të rënda kronike si këmba diabetike, onkodermatologjia, djegiet, plagët dekubitale, etj.
Më shumë se gjysma e amputimeve të këmbëve në vendin tonë rezulton se janë për shkak të këmbës diabetike. Teknologjia e re u jep pacientëve një shans për të shpëtuar këmbët e tyre. Metoda tashmë përdoret në mënyrë rutinore në SHBA, Turqi, Korenë e Jugut dhe vende të tjera aziatike. Bullgaria është vendi i katërt evropian që nis të aplikojë këtë teknologji.
Për momentin, pacientët bullgarë kanë akses falas në këtë trajtim vetëm gjatë demonstratave, pasi pajisja ka vetëm tre muaj që është në treg dhe ende nuk është blerë nga asnjë institucion mjekësor në vendin tonë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: UMBAL BurgasDega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...
Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell..
Gjatë javës së parë të muajit korrik 2025, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvilluan me sukses katër ditët..