Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes, një shfaqje mbi 100-vjeçare, e cila zhvillohet në një Bullgari të trilluar, u shfaq pa publikë në natën e parë të premierës për shkak të sulmeve të qarqeve ultra-nacionaliste, të cilët penguan fizikisht publikun të hyjë në godinën e teatrit”, shprehen krijuesit në letrën e tyre drejtuar Parlamentit Evropian.

Ata theksojnë se sulmet ndaj lirisë artistike arritën një nivel pothuajse absurd në shumë vende anëtare. Organizatat teatrore u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që të kenë parasysh sulmet e partive dhe organizatave nacionaliste kundër institucioneve kulturore dhe artit. Ata shtojnë se ajo që po ndodh është pjesë e një strategjie të organizuar për t’u nënshtruar kulturën politikave konservatore dhe nacionaliste, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin e projektit kulturor evropian krijuar pas vitit 1989.
Lexoni më shumë mbi temën:
Foto: BTA, BGNESKreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..