Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrjetat e vjetra të peshkimit dhe varkat e Pomorie tani ruhen në një muze

7
Foto: Qendra e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare

Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin, është gati të zhduket, së bashku me varkat prej druri, rrjetat dhe mjetet e peshkimit.

Nuk kanë mbetur thuajse peshkatarë të moshuar për të treguar histori për jetën e njerëzve dhe detin – thotë Janko Prodromov, një vendas nga Pomorie, i cili është i lidhur që fëmijë me varkat dhe detin. Tani ai i mirëpret mysafirët në Qendrën e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare dhe tregon për peshkimin në Pomorie:

Janko Prodromov

“Deti jep shumë, por edhe kërkon shumë. Fillimisht njeriu duhet të mësohet me detin, të mos sëmuret në varkë dhe pastaj të fillojë të peshkojë. Çdo peshk do një rrjetë të veçantë. Nuk kam parë kurrë një peshkatar të pasur – pasi fiton më shumë para, ai shkon të blejë rrjeta.”


Në koleksionin special kushtuar jetesës së peshkatarëve në Pomorie, mund të shihni gjithçka - nga fotot e Detit të Zi të ngrirë në 1929, te spiranca dhe nyjat e peshkimit me të cilat ishin ngjitur varkat. Në mur ka edhe një fotokopje me ngjyra të hartës së përdorur nga Kristofor Kolombi dhe aty - në tokat e Orientit - është shënuar porti i Anhiallos së vjetër /Pomorie e sotme/.

Muzeu ndodhet në Kullën e Ujit të restauruar pranë qytetit, e ndërtuar në vitet 1933-34. Ndërtesa ka ruajtur pamjen e saj autentike, dhe nga platforma e saj panoramike, ka një pamje të mrekullueshme të detit dhe pjesës së vjetër të Pomorie. Kulla e ujit ruan histori të mrekullueshme, për të cilat na tregon Janko Prodromov:


“Një kullë uji me një pompë të madhe është mbushur me ujë mineral nga fshati Llëka, dhe qytetin e kanë furnizuar me ujë. Në vitin 1962 e kanë mbushur kullën me verë, sepse ne jemi një rajon që prodhon verë. Kjo është një ndërtesë trekatëshe. Sa e lartë është kulla, po aq janë edhe bazamentet poshtë me gypat – kaq verë ka mbajtur. Me ide të kryetarit të Bashkisë së Pomories, me pjesëmarrjen e peshkatarëve vendas dhe të mbështetur nga fondet evropiane, ne krijuam këtë qendër vizitorësh. Vijnë njerëz nga e gjithë Bullgaria dhe janë shumë të kënaqur. Kemi mbi 200 foto të peshkatarëve me familjet e tyre dhe me varkat, por presim edhe më shumë donacione”, thotë Janko.


Ai kujton se si në atë kohë bashkëqytetarët e tij ishin më mikpritës dhe më të shoqërueshëm: "Njerëzit dilnin në rrugë, piqnin peshk në skarë dhe i qerasnin kalimtarët, por tani të gjithë marrin peshkun dhe largohen" - thotë Janko Prodromov dhe shton se shumë gjëra kanë ndryshuar:

"Dikur njerëzit studionin lundrim, për motorin - nëse ndodh diçka në det, duhet të dish ta rregullosh, të kesh njohuri. E kripnim peshkun brenda në det dhe e rregullonim, nuk kishim frigoriferë. Këtu kishte edhe kripë të trashë nga kriporet e bukura të Detit të Zi, por ato u mbyllën rreth viteve 2001-2002. Kripa duhet të ketë qëndruar për të paktën një vit.”


Deri në mesin e shekullit të kaluar, skumbria ishte një peshk shumë i preferuar në Pomorie. Jetesa dhe mirëqenia e njerëzve varej nga kapja e saj. Sot, ndonëse kapja e këtij peshku është shumë i kufizuar në bregun e Detit të Zi, ka ende njerëz që mund të tregojnë se si bëhet bakalaro nga skumbria.”


Foto: Gergana Mançeva, Qendra e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..

botuar më 25-08-03 8.00.PD