Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

| rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Foto: BGNES

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të parlamentit. Ata u zgjodhën me 202 vota pro dhe një abstenim. Nga GERB-SDS nënkryetar do të jetë Raja Nazarjan, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" - Atanas Atanasov, nga "Vzrazhdane" - Conço Ganev, nga "BSP - E majta e Bashkuar" - Dragomir Stojnev, nga APS - Hajri Sadëkov, nga ITN - Nikoleta Kuzmanova dhe nga MEÇ - Radostin Vasilev.

“DPS – Fillimi i Ri” nuk propozuan kandidat për nënkryetar. Menjëherë pas zgjedhjes së Natalija Kisellova, deputetët e formacionit u larguan nga salla plenare dhe nuk morën pjesë në votim.

“Shpresoj se tani do të punojnë shpejt, do të fillojë ruleta dhe do të shkojmë në zgjedhje”, komentoi lideri i “DPS-Fillimi i ri” Deljan Peevski në margjinat e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor. Kur u pyet nëse ka mundësi për një qeveri të rregullt, ai u përgjigj: "Nëse bien dakord në kabinete për të plaçkitur Bullgarinë. Një gjë është e sigurt - unë, Deljan Peevski, do t'i ndaloj". 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

Bullgaria i bëri thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës dhe provokimet kundër BE-së

Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..

botuar më 25-09-15 4.23.MD
Edi Rama

Ngjarjet me adresë ballkanike

Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..

botuar më 25-09-12 7.20.MD
Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD