Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski ndryshojnë historinë. “Kemi 22 vjet që e njohim Heraklejan dhe studimet e qytetit antik vazhdojnë për 17 vjet. Herakleja Sintika është një nga objektet që duhet të hyjë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-së. Mendoj se roli i Herakleja Sintika ende nuk është përcaktuar, megjithëse për të tashmë flitet shumë, ne ende e nënvlerësojmë. Mendoj se kur të fillojë të flitet gjithnjë e më shumë në plan ndërkombëtar, do të zbulojmë se çfarë thesari ka në qytetin Petriç, sepse do të ndryshojë imazhin e të gjithë rajonit, do të ndryshojë qëndrimin jo të Bullgarisë, por të gjithë botës drejt rajonit të lumit Struma”, shtoi Todorov.
Lexoni më shumë për qytetin antik Heraklea Sintika:
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..