Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me ambasadorët bullgarishtfolës të akredituar në Bullgari, njoftoi BTA. U diskutuan stabiliteti politik në vend në kushte krize, lufta kundër korrupsionit dhe përgjegjësia e institucioneve, sistemi i drejtësisë dhe regjimi i sanksioneve të vendosura nga partnerët tanë strategjikë, si dhe veprimet e Sofjes për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetet bullgare jashtë vendit. Tema kryesore ndërkombëtare e diskutuar nga Rumen Radev dhe ambasadorët ishte lufta në Ukrainë. Mikpritës dhe nismëtar i takimit ishte ambasadori i Polonisë, Maçej Shimanski, me iniciativën e të cilit u krijua klubi i ambasadorëve bullgarishtfolës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..
Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..
"Përfitimi nga stërvitjet e përbashkëta të strukturave të sigurisë është i jashtëzakonshëm, dhe demonstrimi i sotëm ishte një simulim realist i incidenteve që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë muajve të fundit... Mendoj se rojet kufitare bullgare..
Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga..
Të enjten , temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi..