Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Foto: Komiteti Olimpik Bullgar

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra nga 27 vendet anëtare të BE-së, duke njohur kontributin e tyre të rëndësishëm në sport dhe rolin e tyre në avancimin e barazisë gjinore, njofton Komiteti Olimpik Bullgar. Me karrierën e saj të jashtëzakonshme, Stefka Kostadinova mishëron idealet që duam të ndajmë me vizitorët dhe kolegët sportistë. Fotoja e zgjedhur e atletes bullgare është kërcimi i saj fitues nga Olimpiada në Atlanta, i cili i solli asaj medaljen e artë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..

botuar më 25-09-24 1.30.MD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit

Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..

botuar më 25-09-23 5.55.PD

Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit

Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..

botuar më 25-09-22 2.57.MD