Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit, Osman Nuri Pasha, filloi të tërhiqet nga Sofja. Planet e tij për t'i vënë zjarrin qytetit u prishën me ndihmën e diplomatëve të huaj që mbetën në qytet - konsullit Léandre le Gay dhe italianit - Vittorio Positano. Trupat ruse nën komandën e Gjen. Josif Gurko hynë në qytet më 4 janar 1878. Trupat ruse u pritën nga qytetarët e Sofjes në sheshin Koru Çeşme, sheshi i sotëm “Shën e Diela” (“Sveta Nedelja”), kujton Muzeu Historik Rajonal - Sofje.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..