Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas festës së Epifanisë për të nderuar Pagëzorin, i cili kreu Pagëzimin Hyjnor të Birit të Zotit. Shën Gjoni përhapte vullnetin e Zotit dhe i thërriste njerëzit në pendim, sepse Zoti i dha atij aftësinë për të parë mëkatet njerëzore. Ai i pagëzone të penduarit në ujërat e lumit Jordan, ku ata çliroheshin nga mëkatet e tyre për të rilindur për një jetë të drejtë.
Në Bullgari, larja rituale në lumenj dhe burime, që vjen të kujtojë pagëzimin në lumin Jordan, praktikohet në rajone të ndryshme edhe sot e kësaj dite. Në ujëmbledhësit e bekuar Ditën e Bekimit të Ujit, pavarësisht nga kushtet e motit, guximtarët hyjnë në ujërat e akullta.
Trapeza është e pasur dhe përfshin të gjitha pjatat bullgare të dimrit nga fasulet, oshaf dhe banica deri te sallami i pjekur dhe brinjët e derrit me lakër.
Ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emrin Gjon, Ivan dhe derivatet e tyre, dhe ata janë afro 350 mijë veta. Prandaj festa mbahet me nder të veçantë, pothuajse si një festë kombëtare, sepse nuk ka familje që nuk e shënon siç duhet.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES
Më 18 korrik, 188-vjetori i lindjes së Vasill Levski do të festohet me manifestime të ndryshme nderimi në mbarë vendin për heroin e madh kombëtar bullgar. Qendra e festimeve është qyteti i lindjes së Apostullit të Lirisë - Karllovo. Në mbrëmje, në..
Tre ditë në mesin e korrikut gëzojnë vëmendje të veçantë në kalendarin bullgar. Kjo është koha më e ngrohtë e vitit dhe populli ynë i quan me elokuencë 15, 16 dhe 17 korrik – Ditët e Nxehta ( Goreshtnici ). Në këtë mënyrë, paraardhësit tanë nderonin..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë" dhe "mësues të gjithësisë". Të dy apostujt u përkushtuan shumë për përhapjen e Fjalës së Zotit,..