Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ora e Teatrit të Kukullave në Stara Zagora është një nga emblemat e qytetit

Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës

Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora. Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi “Rrugët e Stara Zagorës” publikuan foto të mrekullueshme të mekanizmit.

Ora u krijua në kohën kur drejtor i teatrit ishte Vasill Apostollov. E gjithë mekanika u projektua dhe u prodhua në Stara Zagora, në Fabrikën e Robotikës "Beroe" dhe është vepër e inxhinierit Bllagoj Ivanov.

Kukullat që janë pjesë e repertorit të teatrit u krijuan sipas dizajnit të piktorit dhe artist të njohur bullgar të teatrit Ljubomir Cakev, i cili u bë drejtor i Teatrit të Kukullave në vitin 1981. Ato u bënë nga duart magjike të piktorëve Emill Ivanov dhe Veselin Nedellçev në atelienë e teatrit. Dekorimi i orës - portat me kulla dhe flamuj – u punua nga Emill Ivanov.

Muzika me të cilën kukullat kërcejnë çdo orë nga 8 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes u krijua nga kompozitori Petër Stupell.

Orët me një mekanizëm të tillë në Evropë numërohen me gishta, njoftojnë nga teatri.

Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luiza Vanbal nga Gjermania, e cila e do gjuhën bullgare

Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..

botuar më 25-10-30 7.05.PD

Ekspozita "Mesazhi Bullgar nga Basarabia" për Ditën e Bullgarëve të Basarabisë

Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..

botuar më 25-10-29 5.05.PD

Shpallen Fituesit e Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”

Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..

botuar më 25-10-28 9.40.MD