Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova, Kostadin Filipov nga Instituti Shkencor Maqedonas, kryetari i Institutit Prof. Georgi Nikollov. Në mesin e pjesëmarrësve në diskutim ishin eurodeputeti Andrej Kovaçev, Aleksandër Jordanov dhe Angell Dimitrov, ish-ambasadorë të Bullgarisë në Shkup, Bllagoj Shatorov nga Qendra Kulturore “Ivan Mihajllov” dhe Goran Serafimovski-Çane nga Emigracioni i ri politik nga Maqedonia në vendin tonë, historianë, figura publike, qytetarë.
Filmi ngre temën e varrezave masive të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut të sotme, të cilët, pas vendosjes së sundimit komunist 80 vjet më parë, nuk hoqën dorë nga identiteti i tyre bullgar. Eurodeputeti Andrej Kovaçev në diskutimin pas shfaqjes tha se Bullgaria ka për detyrë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut të shpjegojë në nivel ndërkombëtar se çfarë është situata atje. Shkupi ndan një buxhet serioz për propagandën në SHBA dhe Evropë dhe ka një strategji serioze. Shteti bullgar, i përfaqësuar nga administrata dhe qeveria, nuk e ka identifikuar këtë problem si themelor, tha Kovaçev. Ai shtoi se gjatë viteve vendi ynë nuk ka ndarë burime për të shpjeguar se cila është e vërteta historike, transmeton BTA.
Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...
Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..