Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

The New York Times: Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për vitin 2025 për shkak të Shengenit, dhe jo vetëm!

6
Lagja e Plovdivit të Vjetër
Foto: bulgariatravel.org

Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e udhëtarëve nga e gjithë bota.

Botimi thekson se udhëtimi drejt vendit tonë është bërë më i lehtë se kurrë, falë heqjes së kontrolleve kufitare për vizitorët nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian (në lidhje me aderimin tonë në Shengen nga 1 janari 2025). Gjithashtu, pritshmëritë se Bullgaria do të adoptojë euron do të lehtësojë më tej turistët që vijnë nga jashtë.

Si pikënisje, “The New York Times” rekomandon Sofjen – kryeqytetin e Bullgarisë. Sofja përshkruhet si një udhëkryq i lashtë kulturor dhe shtëpi e "Trekëndëshit të Tolerancës Fetare", ku katedralet katolike, tempujt hebrenj, xhamitë myslimane dhe kishat ortodokse bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.

Pikat e tjera kryesore përfshijnë Parkun Kombëtar të Rilës dhe Manastirin mistik të Rilës, të cilët ofrojnë pamje të paharrueshme dhe mundësi ecjeje.

Plovdiv, qyteti i dytë më i madh në vend, është gjithashtu në listën e destinacioneve të rekomanduara me sharmin e tij dhe jetën e gjallë të natës.

Për dashamirët e historisë dhe pamjeve të bukura, rekomandohet Veliko Tërnovo - një qytet me "arkitekturë spektakolare" i vendosur në shkëmbinj të thepisur.

Vendpushimet e Detit të Zi përmenden gjithashtu si vende ideale për relaksim.

“The New York times” përfundon me një rekomandim për lexuesit që të provojnë verërat e nënvlerësuara bullgare, të cilat i japin shije shtesë një udhëtimi tashmë të paharrueshëm.

Renditja e botimit përfshin gjithashtu destinacione ekzotike si Kosta Rika, e njohur për rezervatet e saj natyrore, qyteti plotë gjallëri Kioto në Japoni dhe të tjera. Lista është përpiluar me qëllimin për t'u ofruar udhëtarëve një sërë përjetimesh kulturore, natyrore dhe aventureske.

Bullgaria është në hartën botërore si një destinacion që ofron histori të pasur, bukuri natyrore dhe larmi kulturor, dhe viti 2025 është një kohë e shkëlqyer për ta vizituar atë.

Nëse dëshironi të njihni më mirë vendin tonë, vizitoni faqen shqip të Radio Bullgarisë ku do të gjeni informacion të pasur për rrugët kulturore, monumentet historike dhe natyrore, për të gjitha thesaret e fshehura të Bullgarisë dhe më shumë.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bulgariatravel.org, BTA, Facebook /5MinutiSofia, pdbase.government.bg, Komuna Veliko Tërnovo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..

botuar më 25-08-03 8.00.PD