Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe duke i mundur ata.
Dita e sotme është veçanërisht solemne për Eparkinë e Evropës Perëndimore dhe Qendrore të Kishës Ortodokse Bullgare. Festa e asketit egjiptian Shën Antoni i Madh, e cila në vendin tonë njihet si Antonovden, do të kremtohet me Liturgjinë e Shenjtë në Kishën bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin.
Shërbesa festive do të drejtohet nga kreu i dioqezës jashtë shtetit të Kishës Ortodokse Bullgare, Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij, i cili në këtë ditë shënon festën e tij personale - ditën e emrit dhe ditëlindjen.
Bashkë me mitropolitit do të shërbejnë priftërinjtë e kishës së dioqezës “Shën Mbreti Boris Pagëzori" në kryeqytetin gjerman - prifti Julian Angellov, prifti Ljubomir Leontiev dhe kryeprifti Collo Krivaçkov, si dhe priftërinj të tjerë nga famullia. Në liturgji do të marrin pjesë edhe bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Berlin dhe rrethinë, të cilët kanë ardhur për të përshëndetur peshkopin e tyre.
Mik special i festës është Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, i cili ndodhet në Berlin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Radios Kombëtare Bullgare dhe Mitropolisë së Evropës Perëndimore dhe Qendrore pranë Patrikanës Bullgare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bulchurch.org
Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..
Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë naziste më 1945 në Luftën e Dytë Botërore, gjithashtu shkakton debate çdo vit. Duhet të..
Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë..
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj,..